TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Të paktën 38 të vdekur nga sulmet e reja izraelite në Gaza

nga teve1
4 muaj më parë
0
A A
Të paktën 38 të vdekur nga sulmet e reja izraelite në Gaza

Sulmet izraelite në Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të fundit kanë lënë të paktën 38 persona të vdekur, përfshirë një nënë dhe dy fëmijët e saj që ishin strehuar në një tendë, njoftuan të dielën autoritetet lokale shëndetësore.

Bilanci i viktimave mund të jetë edhe më i lartë, pasi qasja në shumë spitale në veri të territorit mbetet e pamundur për ditën e dytë radhazi, ka raportuar AP.

Ndërkohë, janë zbuluar detaje tronditëse për fatin e një mjekeje palestineze që humbi nëntë nga dhjetë fëmijët e saj në një sulm ajror izraelit të premten.

Historia e saj po ngjall emocione të forta dhe po rikujton koston njerëzore të përshkallëzimit të konfliktit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, që nga rifillimi i ofensivës izraelite në muajin mars, janë vrarë të paktën 3,785 persona.

Krahas ofensivës, Izraeli kishte ndërprerë për më shumë se dy muaj të gjitha furnizimet me ushqime, ilaçe dhe karburant në Gaza, duke përkeqësuar më tej krizën humanitare. Vetëm javën e kaluar, nën presionin e disa aleatëve perëndimorë dhe pas paralajmërimeve për rrezikun e urisë në masë, Tel Avivi lejoi hyrjen e kufizuar të ndihmave.

Megjithatë, një plan i ri izraelit për të kontrolluar në mënyrë të rreptë të gjitha ndihmat në territor është refuzuar nga Kombet e Bashkuara, të cilat thonë se kjo vetëm sa do të pengojë ndihmën për civilët në nevojë.

Ndërkohë, banorët e Gazës vazhdojnë të përballen me kushte të papërballueshme — me mijëra të zhvendosur, spitale jashtë funksionit, dhe një klimë pasigurie që e bën çdo ditë një betejë për mbijetesë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pas rënies së qeverisë, Macron emëron kryeministrin e ri të Francës

Pas rënies së qeverisë, Macron emëron kryeministrin e ri të Francës

OKB dënon sulmin e Izraelit: Shkelje flagrante mbi sovranitetin territorial të Katarit

OKB dënon sulmin e Izraelit: Shkelje flagrante mbi sovranitetin territorial të Katarit

Turqia dënon sulmin izraelit ndaj delegacionit të Hamasit në Katar

Turqia dënon sulmin izraelit ndaj delegacionit të Hamasit në Katar

Katari dënon sulmin izraelite në Doha

Katari dënon sulmin izraelite në Doha

Anglia shkel Serbinë në Beograd, triumf prej 5:0 për fitoren e pestë rresht

Anglia shkel Serbinë në Beograd, triumf prej 5:0 për fitoren e pestë rresht

Shqipëria fiton minimalisht ndaj Letonisë

Shqipëria fiton minimalisht ndaj Letonisë

Pesë gola Haaland, Norvegjia fiton 11:1 ndaj Moldavisë

Pesë gola Haaland, Norvegjia fiton 11:1 ndaj Moldavisë

Serbët me thirrje “Kosova – Serbia” edhe në ndeshjen ndaj Anglisë

Serbët me thirrje “Kosova – Serbia” edhe në ndeshjen ndaj Anglisë

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Nesër nxehtë dhe me vranësira e intervale me diell

Dyshohet për varrezë masive afër Novi Pazarit, të mërkurën nisin inspektime

Dyshohet për varrezë masive afër Novi Pazarit, të mërkurën nisin inspektime

Vetëvendosje mban konferencë për media para seancës konstituive

Vetëvendosje paralajmëron konferencë për media nesër në Kuvend – nuk zbulohet arsyeja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X