TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Guvernatori i BQK-së takoi misionin e FMN-së

by tëvë1
7 muaj ago
1
A A
Guvernatori i BQK-së takoi misionin e FMN-së

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, së bashku me zëvendësguvernatorët ka zhviluar takim me  Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Kosovë për zhvillimin e konsultimeve të rregullta sipas Nenit IV. Misioni udhëhiqet nga  David Amaglobeli, Shef i Misionit të FMN-së për Kosovën dhe përfshin z. Sebastian Sosa, Përfaqësues Rajonal i FMN-së për Ballkanin Perëndimor me seli në Vjenë, së bashku me stafin e FMN-së nga Washington DC.

Në takimin hapës, Guvernatori Ismaili shprehu vlerësimin e tij për bashkëpunimin e vazhdueshëm me FMN-në, si dhe për asistencën profesionale dhe teknike të ofruar ndër vite.

Ai prezantoi zhvillimet e fundit makroekonomike në Kosovë dhe theksoi stabilitetin e përgjithshëm të sektorit financiar. Po ashtu, Guvernatori Ismaili informoi misionin e FMN-së për reformat në vazhdim në sektorin financiar, përfshirë avancimin e kornizës rregullative dhe mbikëqyrëse në fushën e stabilitetit financiar dhe modelimit makroekonomik, mbikëqyrjes financiare, mbikëqyrjes së praktikave të tregut, sigurisë kibernetike dhe inteligjencës artificiale.

Këto reforma mbështeten nga asistenca teknike e FMN-së, si dhe nga institucione të tjera financiare ndërkombëtare dhe banka qendrore partnere.

“Guvernatori Ismaili gjithashtu theksoi zhvillimet në sektorin bankar, duke nënvizuar nivelet e larta të kapitalizimit dhe likuiditetit, si dhe zhvillimet pozitive në sektorë të tjerë financiarë, të cilat në tërësi konfirmojnë stabilitetin e sistemit financiar në Kosovë”,thuhet në komunikatë.

Nga ana e tij,  Amaglobeli vlerësoi bashkëpunimin konstruktiv ndërmjet BQK-së dhe FMN-së dhe përgëzoi BQK-në për progresin e arritur në forcimin e kornizave institucionale dhe rregullative, si dhe për bashkëpunimin në fusha të ndryshme përmes asistencave teknike.

Gjatë takimit, diskutimet u fokusuan në zbatimin e rekomandimeve nga konsultimet e mëparshme të Nenit IV. Po ashtu, u diskutuan edhe mundësitë për aranzhime të reja me FMN-në, me theks të veçantë në forcimin dhe reformimin e mëtejmë të sistemit financiar.

Në përmbyllje të takimit, Guvernatori Ismaili vlerësoi lart mbështetjen profesionale dhe teknike afatgjatë të FMN-së për BQK-në, si në avancimin e kornizës ligjore dhe rregullative, ashtu edhe në forcimin e kapaciteteve institucionale. Ai riafirmoi përkushtimin e BQK-së për vazhdimin e bashkëpunimit me FMN-në përmes projekteve dhe programeve që synojnë avancimin e reformave institucionale dhe arritjen e objektivave të përcaktuara në Planin Strategjik të BQK-së.

Misioni i FMN-së do të qëndrojë në Kosovë nga 3 deri më 13 shkurt, gjatë së cilës periudhë do të zhvillojë diskutime tematike me stafin e BQK, si dhe me institucione të tjera të Republikës së Kosovës, në përputhje me Nenin 4 të Marrëveshjes së FMN-së me vendet anëtare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mblidhen kryetarët e komunave, Rama: Bashkë do të jemi në shtator në protestë para Qeverisë Kurti

Mblidhen kryetarët e komunave, Rama: Bashkë do të jemi në shtator në protestë para Qeverisë Kurti

Operacion i rrallë në Klinikën Torakale: 23 vjeçarit i hiqet tumori 3.5 kilogramësh

Operacion i rrallë në Klinikën Torakale: 23 vjeçarit i hiqet tumori 3.5 kilogramësh

Çitaku për LVV-në: Janë shkelës serikë të Kushtetutës së Kosovës

Çitaku për LVV-në: Janë shkelës serikë të Kushtetutës së Kosovës

Tahiri: VV-ja po i shmanget përgjegjësisë, institucionet po funksionojnë me ushtrues detyre

Tahiri: VV-ja po i shmanget përgjegjësisë, institucionet po funksionojnë me ushtrues detyre

Thatësira përfshin Poloninë, mbi 630 komuna vendosin kufizime për përdorimin e ujit

Thatësira përfshin Poloninë, mbi 630 komuna vendosin kufizime për përdorimin e ujit

Mblidhen kryetarët e komunave, Rama: Bashkë do të jemi në shtator në protestë para Qeverisë Kurti

Mblidhen kryetarët e komunave, Rama: Bashkë do të jemi në shtator në protestë para Qeverisë Kurti

Operacion i rrallë në Klinikën Torakale: 23 vjeçarit i hiqet tumori 3.5 kilogramësh

Operacion i rrallë në Klinikën Torakale: 23 vjeçarit i hiqet tumori 3.5 kilogramësh

Rusia paralajmëron Britaninë pas raportimeve se Ukraina përdor dronë britanikë në sulme

Rusia paralajmëron Britaninë pas raportimeve se Ukraina përdor dronë britanikë në sulme

7 shenjat e goditjes nga të nxehtët

7 shenjat e goditjes nga të nxehtët

Përfundojnë baras pjesët e para të tri ndeshjeve të Superligës

Shtyhet derbi ndërmjet Dritës dhe Prishtinës

KURTI: S’thërrasim seancë – Opozita i drejtohet KUVENDIT |MESDITË

KURTI: S’thërrasim seancë – Opozita i drejtohet KUVENDIT |MESDITË

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën