TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Peticioni i studentëve për provimin e jurisprudencës në shqip, Meidani: E kemi adresuar shqetësimin

by tëvë1
6 muaj ago
1
A A
Peticioni i studentëve për provimin e jurisprudencës në shqip, Meidani: E kemi adresuar shqetësimin

Shqetësimet e studentëve shqiptarë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe krahas asaj maqedonase kanë arritur edhe në Ambasadën e Shqipërisë në Shkup. Ambasadori Denion Meidani ka deklaruar se e kanë adresuar këtë çështje në instancat relevante.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup thekson se është në dijeni të kësaj çështjeje dhe po e ndjek me vëmendje zhvillimin e saj.

“Kërkesat e studentëve për qasje të barabartë në arsim dhe në proceset profesionale janë pjesë e një debati më të gjerë mbi zbatimin praktik të të drejtave të garantuara me ligj dhe funksionimin efektiv të institucioneve”, tha Denion Meidani për Portalb.mk.

Ambasadori thotë se këtë shqetësim e kanë adresuar në disa instanca relevante, duke theksuar rëndësinë e respektimit të të drejtave gjuhësore, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe me parimet e barazisë qytetare.

“Ambasada mbetet e angazhuar ta ndjekë këtë çështje në frymën e dialogut institucional dhe bashkëpunimit konstruktiv, me bindjen se përmes komunikimit të hapur dhe vullnetit të ndërsjellë mund të gjenden zgjidhje që kontribuojnë në forcimin e shtetit të së drejtës dhe në avancimin e standardeve demokratike”, tha Denion Meidani.

Së fundmi 385 studentë shqiptarë nga tre fakultete të juridikut (UT, UEJL, UNT) në Maqedoninë e Veriut përmes një peticioni kërkojnë nga institucionet që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe, në gjuhën në të cilën i kryejnë studimet, pasi siç thonë, u takon me ligj. Peticioni është dorëzuar te Ministra e Drejtësisë, Agjencinë për Zbatimin e Gjuhëve, Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve, kryetari i Kuvendit dhe zëvendëskryeministri i parë.

Nga Qeveria për Portalb.mk kanë njoftuar se e kanë pranuar këtë kërkesë dhe do të shqyrtojnë të njëjtën, por pa dhënë detaje konkrete. Ndërkaq, edhe kryetari i Kuvendit e ka pranuar të njëjtën dhe e ka përcjellë te Ministria e Drejtësisë.

Nga Ministria e Drejtësisë për Portalb.mk e kanë konfirmuar se e kanë pranuar peticionin, ndërsa për detaje më të hollësishme pritet të njoftojnë më tej.

Propozim-ligj i cili do të mundësonte dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe ishte gati në vitin 2024, por me ndryshimin e përbërjes parlamentare dhe qeverisë së re, e njëjta u hoq nga agjenda e kuvendit dhe s’u përmend fare nga qeveria aktuale.

Në Ligjin për Provimin e Jurisprudencës nuk ekziston dispozitë ligjore në të cilin thuhet se ky provim mund të mbahet vetëm në gjuhë maqedonase.

Ndërkaq, neni 2 i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve thotë se “institucionet e qeverisjes shtetërore duhet të mundësojnë përdorim të gjuhëve tjera zyrtare të cilat fliten nga më së paku 20% e qytetarëve”, që është gjuha shqipe.

Neni 2 dhe neni 5 i këtij ligji thotë se “institucionet janë të obliguara të mundësojnë përdorim të gjuhës shqipe në të gjitha procedurat para gjykatave dhe organeve tjera shtetërore”. Kjo do të thotë se në qoftë se ligji për provimin e jurisprudencës nuk e kufizon dhënien e këtij provimi vetëm në gjuhën maqedonse, duhet të mundësohet edhe në gjuhën shqipe.

Ligji për Zbatimin e Gjuhëve ka hyrë në fuqi në vitin 2019, nga atëherë janë ndërruar katër ministra të drejtësisë, edhe atë Bojan Mariçiq, Nikolla Tupançevski, Krenar Lloga dhe aktualisht është Igor Filkov. Në vitet paraprake edhe kur s’ka pasur ministër shqiptar, zëvendësi ka qenë i përkatësisë shqiptare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj përsërit thirrjen për protesta: Shtatori po vjen, Albin

Haradinaj përsërit thirrjen për protesta: Shtatori po vjen, Albin

Protestuesit në Tiranë zhvendosen para ambasadës së Serbisë dhe Ukrainës, thirrje UÇK, UÇK

Protestuesit në Tiranë zhvendosen para ambasadës së Serbisë dhe Ukrainës, thirrje UÇK, UÇK

​Deputeti i Ukrainës i reagon Zelenskyyt: Gabim diplomatik, do të vazhdoj të luftoj për njohje të Kosovë

​Deputeti i Ukrainës i reagon Zelenskyyt: Gabim diplomatik, do të vazhdoj të luftoj për njohje të Kosovë

Haxhiu takon ambasadorët e Kosovës, i falënderon për punën në afirmimin e Kosovës

Mehmeti: Hashim Thaçi vendoste se kush do të bëhet ministër në Maqedoni nga shqiptarët

Nëse para Albinit ndihesh si pula përballë dhelprës, atëherë vezët të mbeten argumenti i vetëm politik!

Xhandarmëria me mandat të ruajtjes së vijës tokësore, ujore dhe ajrore

Kosova e quan shqetësuese deklaratën e Vuçiqit për Ibrin, kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare

Sërish alarm për bombë në Rektoratin e UP-së

Nga kush po vijnë alarmet e rreme për mjete shpërthyese?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën