TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Të paktën 27 të vrarë në Gaza, në mesin e tyre tre fëmijë

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Të paktën 27 të vrarë në Gaza, në mesin e tyre tre fëmijë

Të paktën 27 të vrarë në Gaza, në mesin e tyre tre fëmijë

Sulmet izraelite në Gazë vranë të paktën 27 njerëz të enjten, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë.

Në mesin e tyre janë tre fëmijë dhe një grua.

Majid Al Dabak,një palestinez i zhvendosur në Deir Al Balah rrëfen për momentin e sulmit.

“Shtëpia u hodh në erë dhe të gjithë brenda fëmijë, burra, gra fluturuan jashtë, sikur shtëpia të mos ishte ndërtuar kurrë; pa çati, sikur të mos ekzistonte kurrë”, ka thwnw Majid Al Dabak njw palestinez i zhvendosur.

Forcat izraelite janë futur më thellë brenda pjesëve qendrore dhe jugore të Rripit të Gazës të enjten, duke i luftuar militantët e Hamasit, grupit të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Ushtria izraelite tha se forcat e saj i kanë shtuar operacionet në Deir Al-Balah, në qendër të Gazës, dhe në Han Junis, në jug, duke i shkatërruar dhjetëra struktura ushtarake, zbuluar raketa dhe vrarë militantë, në 24 orët e fundit.

Përshkallëzimi i luftimeve ndodhi pak orë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i bëri trysni kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, për nevojën e arritjes së një marrëveshjeje për armëpushim në Gazë dhe për lirimin e pengjeve, tha Shtëpia e Bardhë.

Bisedimet disamujore, të ndërprera kohë pas kohe, janë zhvilluar rreth të njëjtave çështje, por Izraeli dhe Hamasi nuk kanë hequr dorë nga kërkesat e tyre.

Ofensiva izraelite e nisur në përgjigje të sulmit të Hamasit më 7 tetor ka vrarë mbi 40,000 palestinezë në Gaza, sipas Ministrisë lokale të Shëndetësisë, e cila nuk thotë se sa ishin militantë apo civilë.

Ofensiva shkatërruese ushtarake ka shkaktuar shkatërrim të gjerë dhe ka detyruar shumicën dërrmuese të banorëve të Gazës të largohen nga shtëpitë e tyre, shpesh herë të shumta.

Hamasi dhe militantë të tjerë vranë rreth 1200 njerëz, kryesisht civilë, në sulmin e 7 tetorit dhe rrëmbyen rreth 250.

Rreth 110 pengje janë ende brenda Gazës, një e treta e të cilëve besohet të jenë të vdekur.

SHBA-ja dhe ndërmjetësuesit e tjerë kanë shprehur optimizëm se mund të arrihet një armëpushim në Gazë, por bisedimet deri më tani nuk kanë arritur të prodhojnë një përparim të qartë, ndërsa

Izraeli dhe Hamasi kanë fajësuar njëri-tjetrin për mungesën e përparimit.

Me gjithë optimizmin e SHBA-së, marrëveshja për armëpushim në Gazë duket larg

Biseda telefonike mes Bidenit dhe Netanyahut u zhvillua të mërkurën vonë, një ditë pasi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e përfundoi një turne në Lindjen e Mesme pa arritur ndonjë përparim në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës 10-muajshe.

Izraeli thotë se lufta mund të përfundojë vetëm pasi të jetë shkatërruar Hamasi si forcë politike dhe ushtarake, ndërsa Hamasi thotë se do të pranojë vetëm armëpushim të përhershëm, jo të përkohshëm.

Lufta në Gazë nisi më 7 tetor të vitit të kaluar, kur militantët e Hamasit u futën vrullshëm në jug të Izraelit dhe i vranë rreth 1.200 njerëz dhe i rrëmbyen mbi 250 të tjerë, sipas zyrtarëve izraelitë.

Si pasojë e luftës izraelite, pjesë të Rripit të Gazës janë bërë rrafsh me tokën dhe së paku 40.000 njerëz janë vrarë, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavë.

Tags: Gazasulmet izraelite
ShareTweet

Postime të ngjashme

SHBA propozon rezolutë të OKB-së për vendosjen e forcave të sigurisë në Gaza

SHBA propozon rezolutë të OKB-së për vendosjen e forcave të sigurisë në Gaza

Ushtarët izraelitë arrestojnë 16 palestinezë në Bregun Perëndimor

Ushtarët izraelitë arrestojnë 16 palestinezë në Bregun Perëndimor

Rritet në 68.872 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Rritet në 68.872 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

George W. Bush kujton Dick Cheney pas vdekjes së tij: Një humbje për kombin

George W. Bush kujton Dick Cheney pas vdekjes së tij: Një humbje për kombin

“Për me bo propagandë, ju jeni të zotë” –  Raka dhe Vishi përplasen për projektet e Kaçanikut

“Për me bo propagandë, ju jeni të zotë” – Raka dhe Vishi përplasen për projektet e Kaçanikut

SHBA propozon rezolutë të OKB-së për vendosjen e forcave të sigurisë në Gaza

SHBA propozon rezolutë të OKB-së për vendosjen e forcave të sigurisë në Gaza

Çka thanë dëshmitarët në gjyqin ndaj Sërgjan Lazoviq?

Çka thanë dëshmitarët në gjyqin ndaj Sërgjan Lazoviq?

Mandatimi i Konjufcës për formimin e Qeverisë, Presidenca publikon fotografinë

Mandatimi i Konjufcës për formimin e Qeverisë, Presidenca publikon fotografinë

Emisioni “Këndi i Debatit” 04.11.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 04.11.2025

Prishtina regjistron humbjen e parë në ENBL

Prishtina regjistron humbjen e parë në ENBL

Bashkimi mposht Cibonën për fitoren e madhe në FIBA Europe Cup

Bashkimi mposht Cibonën për fitoren e madhe në FIBA Europe Cup

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën