TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Të paktën 22 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Të paktën 22 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

Të paktën 22 persona janë vrarë, përfshirë gra dhe fëmijë, në katër sulme ajrore izraelite më 9 shkurt në pjesën qendrore të Rripit të Gazës dhe në qytezën jugore, Rafah, që gjendet në kufi me Egjiptin, thanë dëshmitarët dhe zyrtarët spitalorë.

Sulmet goditën një ndërtesë banimi në Rafah, duke vrarë tetë persona, dhe një çerdhe të shndërruar në strehimore për personat e zhvendosur në qytetin Zuvaida – në Gazën qendrore – ku u vranë pesë persona të tjerë. Ndërkaq, në një sulm në Deir al-Bala u vranë nëntë njerëz.

Mbi gjysma e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh e Gazës kanë ikur për në Rafah, duke respektuar urdhrat për evakuim të lëshuar nga Izraeli, para zgjerimit të ofensivës së tij tokësore. Urdhrat për evakuim tani mbulojnë dy të tretën e territorit të enklavës së vogël, e cila është rrethuar.

Edhe në zonat ku strehohen banorët, sikurse është Rafah, Izraeli vazhdimisht ka kryer sulme ajrore, pasi ka argumentuar se po sulmon caqet e Hamasit.

Trupat tokësore izraelite ende janë të përqendruara në qytetin e Han Junisit, që gjendet në veri të Rafahut, por kryeministri Benjamin Netanyahu, vazhdimisht ka paralajmëruar gjatë kësaj jave se Rafahu do të jetë synimi i radhës, duke krijuar panik në mesin e qindra mijëra personave të zhvendosur.

Paralajmërimet e Netanyahut kanë alarmuar po ashtu Egjiptin, i cili ka thënë se çdo operacion tokësore në zonën e Rafahut, apo ndonjë zhvendosje e madhe përtej kufirit, do të minonte traktatin 40-vjeçar të paqes që ka me Izraelin./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Siria arreston një udhëheqës të lartë të ISIS-it dhe vret një tjetër pranë Damaskut

Siria arreston një udhëheqës të lartë të ISIS-it dhe vret një tjetër pranë Damaskut

10 të plagosur nga sulmet izraelite në Liban, ndërsa amerikanët kërkojnë çarmatimin e Hezbollahut

Hezbollahu i bën thirrje qeverisë libaneze të refuzojë kërkesën izraelite për çarmatosjen e grupit

​Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit

​Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit

Turqia i dhuron Shqipërisë avion qeveritar Airbus

Turqia i dhuron Shqipërisë avion qeveritar Airbus

Abdixhiku premton investime prej 1 miliard eurosh në arsim

Abdixhiku premton investime prej 1 miliard eurosh në arsim

Luca Zidane zgjedh Algjerinë dhe gjen mbështetje te babai dhe gjyshi

Luca Zidane zgjedh Algjerinë dhe gjen mbështetje te babai dhe gjyshi

Borrell: Kemi një marrëveshje

Përzierje flagrante e Serbisë në zgjedhje: Vuçiq sinjalizon “modelin e pranueshëm” për serbët në Kosovë

Ish-krerët e UÇK-së nga Haga shprehin ngushëllime për familjen Mustafa

Ish-krerët e UÇK-së nga Haga shprehin ngushëllime për familjen Mustafa

Sërish probleme me rrymën: Pse nuk po stabilizohet situata në Kosovë?

Sërish probleme me rrymën: Pse nuk po stabilizohet situata në Kosovë?

Hamza premton grante për bizneset dhe energji më të lirë

Hamza premton grante për bizneset dhe energji më të lirë

Siria arreston një udhëheqës të lartë të ISIS-it dhe vret një tjetër pranë Damaskut

Siria arreston një udhëheqës të lartë të ISIS-it dhe vret një tjetër pranë Damaskut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën