TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Të paktën 22 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Të paktën 22 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

Të paktën 22 persona janë vrarë, përfshirë gra dhe fëmijë, në katër sulme ajrore izraelite më 9 shkurt në pjesën qendrore të Rripit të Gazës dhe në qytezën jugore, Rafah, që gjendet në kufi me Egjiptin, thanë dëshmitarët dhe zyrtarët spitalorë.

Sulmet goditën një ndërtesë banimi në Rafah, duke vrarë tetë persona, dhe një çerdhe të shndërruar në strehimore për personat e zhvendosur në qytetin Zuvaida – në Gazën qendrore – ku u vranë pesë persona të tjerë. Ndërkaq, në një sulm në Deir al-Bala u vranë nëntë njerëz.

Mbi gjysma e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh e Gazës kanë ikur për në Rafah, duke respektuar urdhrat për evakuim të lëshuar nga Izraeli, para zgjerimit të ofensivës së tij tokësore. Urdhrat për evakuim tani mbulojnë dy të tretën e territorit të enklavës së vogël, e cila është rrethuar.

Edhe në zonat ku strehohen banorët, sikurse është Rafah, Izraeli vazhdimisht ka kryer sulme ajrore, pasi ka argumentuar se po sulmon caqet e Hamasit.

Trupat tokësore izraelite ende janë të përqendruara në qytetin e Han Junisit, që gjendet në veri të Rafahut, por kryeministri Benjamin Netanyahu, vazhdimisht ka paralajmëruar gjatë kësaj jave se Rafahu do të jetë synimi i radhës, duke krijuar panik në mesin e qindra mijëra personave të zhvendosur.

Paralajmërimet e Netanyahut kanë alarmuar po ashtu Egjiptin, i cili ka thënë se çdo operacion tokësore në zonën e Rafahut, apo ndonjë zhvendosje e madhe përtej kufirit, do të minonte traktatin 40-vjeçar të paqes që ka me Izraelin./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Amerikanët votojnë sot, Trump përballet me testin e madh për kontrollin e Kongresit

Amerikanët votojnë sot, Trump përballet me testin e madh për kontrollin e Kongresit

Rama për investimin në Sazan: Nuk ka akoma një marrëveshje përfundimtare

Rama për investimin në Sazan: Nuk ka akoma një marrëveshje përfundimtare

​Grupe të vogla protestuesish në Tiranë

​Grupe të vogla protestuesish në Tiranë

A do të përfundojë Vuçiq para drejtësisë?

A do të përfundojë Vuçiq para drejtësisë?

Arrestohen tre persona të kërkuar në Podujevë, dërgohen në vuajtje të dënimit

Arrestohet një person në Drenas, dyshohet se kanosi policët gjatë shqiptimit të gjobës

Prokuroria kërkon paraburgim për nëntë të arrestuarit për krime lufte

Aksion i Prokurorisë Speciale dhe Policisë në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare

Edona Podrimja emërohet zëvendësministre në Ministrinë e Shëndetësisë

Edona Podrimja emërohet zëvendësministre në Ministrinë e Shëndetësisë

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Tre persona arrestohen nën dyshimin për ngacmim seksual

Nga 16 prilli 269 raste me fruth në Kosovë

Nga 16 prilli 269 raste me fruth në Kosovë

​Liga e Kampionëve ndez garën sonte, nëntë ndeshje në program

​Liga e Kampionëve ndez garën sonte, nëntë ndeshje në program

Rama vijon thirrjet e përsëritura ndaj studentëve për dialog

Rama vijon thirrjet e përsëritura ndaj studentëve për dialog

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën