TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Të paktën 11 persona të vdekur nga uragani Milton në Floridë

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
Të paktën 11 persona të vdekur nga uragani Milton në Floridë

Të paktën 11 persona kanë vdekur si pasojë e erërave që ka shtyrë përpara uragani Milton në Floridë, kanë thënë zyrtarët, ndonëse stuhia nuk ka qenë në përmasat katastrofike, siç ishte parashikuar.

Uragani është shtrirë në Floridë të mërkurën pasdite, dhe ka lënë rrugë të bllokuara, si pasojë e rrëzimit të drunjve dhe kabllove elektrike.

Rreth 3 milionë shtëpi dhe biznese janë pa energji elektrike.

Autoritetet kanë thënë se erërat, dhe jo sasia e madhe e ujit, i kanë shkaktuar vdekjet e 11 njerëzve.

“Ka qenë goxha e frikshme”, ka thënë Susan Stepp, 70-vjeçare, banore në brigjet lindore të Floridës, ku kanë vdekur katër banorë të një shtëpie për të moshuarit.

“Kanë gjetur njerëz të vdekur në pemë”, ka thënë ajo për agjencinë e lajmeve AFP.

“Do të dëshiroja që ata të ishin evakuuar”.

Vdekjet janë regjistruar në qarkun Shën Lucia, në Volusia, në Petersburg dhe në qytetin Tampa.

Uragani Milton ka zbarkuar në brigjet e Floridës si stuhi e kategorisë së tretë, duke goditur ashpër këtë rajon, që ende nuk është ngritur në këmbë nga uragani tjetër, Helene, i cili e ka goditur vendin dy javë më parë, dhe ka vrarë 237 persona, shkruan REL.

Shkencëtarët besojnë se shirat e rrëmbyeshëm dhe stuhitë shkatërruese, janë bërë më të ashpra dhe më të shpeshta, për shkak të ndryshimeve klimatike.

Secilën herë që ngrohet uji në sipërfaqe të oqeaneve, mundësitë për stuhi bëhen më të mëdha.

Tags: FloridëMiltonViktima
ShareTweet

Postime të ngjashme

Demokratët Evropianë: Pamjet në Serbi nuk janë të zgjedhjeve normale, por të një pushteti që mbron veten përmes frikës

Demokratët Evropianë: Pamjet në Serbi nuk janë të zgjedhjeve normale, por të një pushteti që mbron veten përmes frikës

Dhunë dhe tensione në zgjedhjet lokale në Serbi, sulmohen edhe gazetarët

Dhunë dhe tensione në zgjedhjet lokale në Serbi, sulmohen edhe gazetarët

Sulmet ajrore izraelite lënë gjashtë persona të vrarë në Gaza pavarësisht një armëpushimi

Sulmet ajrore izraelite lënë gjashtë persona të vrarë në Gaza pavarësisht një armëpushimi

Si ndryshuan çmimet e energjisë në Evropë një muaj pas fillimit të luftës në Iran

Si ndryshuan çmimet e energjisë në Evropë një muaj pas fillimit të luftës në Iran

Mot i vranët dhe me riga shiu të hënën

Mot i vranët dhe me riga shiu në disa vende

Kurti viziton ekipin kombëtar: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

Kurti viziton ekipin kombëtar: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

Pacolli: Kjo që shohim në Prishtinë është pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të standardeve

Pacolli: Kjo që shohim në Prishtinë është pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të standardeve

Pse fitojnë djemtë e Kosovës?

Pse fitojnë djemtë e Kosovës?

Qeveria pritet të miratojë të hënën shpërblimin 500 mijë € për futbollistët dhe pagën e 13-të

Qeveria pritet të miratojë të hënën shpërblimin 500 mijë € për futbollistët dhe pagën e 13-të

Shembja e rrugës, Rama kërkon nisjen e hetimeve dhe pezullimin nga detyra të inspektorëve

Shembja e rrugës, Rama kërkon nisjen e hetimeve dhe pezullimin nga detyra të inspektorëve

Shembet rruga në kryeqytet, disa zona mbesin pa ujë e energji elektrike

Shembet rruga në kryeqytet, disa zona mbesin pa ujë e energji elektrike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën