Shkruan: Kim Mehmeti
Shqiptarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë të rinj të aftë dhe të vlefshëm, por atyre u është pushtuar hapësira nga politikanët injorantë që janë të përdorshëm vetëm për palën maqedonase dhe që paguhen për ta mbrojtur shtetin nga shqiptarët e mençur.
Një ndër ta është edhe Mevlan Ademi, i njohur si iniciator i shumë lëvizjeve studentore, përfshirë edhe atë për provimet e jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Për fatin e tij, si dhe të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë, sot për herë të parë, mëmëdheu ka në Shkup një ambasador si Denion Mejdani, i cili e ka kuptuar se ne mund të jetojmë edhe në më shumë “shtëpi” të ndara, por së bashku duhet ta mirëmbajmë kopshtin e vlerave mbarëshqiptare.
Duke qenë i tillë, ai gjithmonë ua shtrin dorën të rinjve të këtushëm, prandaj edhe emrin e tij e dinë pothuajse të gjithë shqiptarët e Maqedonisë, për dallim nga shumë ambasadorë të mëparshëm të Shqipërisë, për të cilët askush nuk e mori vesh se kush ishin si dhe, as pse erdhën, e as pse shkuan











