TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Te Karateja paralajmërojnë padi ndaj MKRS-së

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Te Karateja paralajmërojnë padi ndaj MKRS-së

Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Federatës së Karatesë, i mbajtur më 4 korrik ku Besart Baruti i zgjodh kryetar i kësaj federate është shpallur i pavlefshëm dhe me shkelje ligjore nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport.

Në vendimin e MKRS-së thuhet se ai kuvend është mbajtur duke shkelur Ligjin për Sport, Statutin e Federatës së Karatesë si dhe Udhëzimin Administrativ për Kriteret e Licencimit të Federatave, ndërkohë që në vendim po ashtu kërkohet që kuvendi i ri të mbahet brenda 45 ditëve.

Mbajtjen e kuvendit të ri zgjedhor po e kërkon edhe ish-kryetari FKK-së, Avni Gashi. Ai për agjencinë KosovaPress thotë se zgjedhja e Besart Barutit në vend të tij është bërë duke shkelur statutin e Federatës së Karatesë, andaj për ta kthyer ligjshmërinë duhet mbajtur kuvendi i ri.

Por, i bindur se nuk është shkelur as Ligji për Sport e as statuti i FKK-së është Sekretari i Federatës së Karatesë, Nami Gashi. Ai thotë se thirrja e kuvendit të 4 korrikut është bërë duke respektuar plotësisht statutin e FKK-së.

Madje, Gashi ka thënë se do ta padisin MKRS-së për ndërhyrje arbitrare në federatë për shkak të, siç thotw ai, interesave të disa individëve.

“Unë mendoj që janë disa interesa të disa individëve aty brenda edhe në MKRS edhe jashtë saj të cilët po ndërhyjnë. Janë disa interesa të cilat ne si federatë nuk po i kuptojmë qartë sepse të ndërhyhet në një autonomi të një federate në këtë formë, kjo është shumë arbitrare, është shumë e dëmshme për organizatat joqeveritare që veprojnë, në këtë rast federatave sportive”.

MKRS-ja është duke na shtyrë ne, duke na bërë presion që ne ta thërrasim një kuvend antistatutar, që nga kryetari aktual dhe administrata e FKK-së nuk do të lejohet të ftohet një kuvend zgjedhor që me vetëdije e dimë që po e shkelim statutin…Në këtë lojë, në këtë sistem, ne nuk do të jemi në presion, ne do t’i padisim të gjitha këto organe që i kanë rekomanduar ministrit për këto lloj veprimesh, do të paditet MKRS-ja, do të paditen zyrtarët të cilët nuk kanë qenë korrekt dhe kanë prodhuar një raport i cili është i dëmshëm për Federatën e Karatesë së Kosovës”, theksoi Gashi.

Për situatën e krijuar në FKK ka reaguar edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës Ismet Krasniqi. Ai ka thënë se nuk është MKRS-ja e as KOK-u që përcaktojnë zgjedhjen e organeve të një federate, por vetëm anëtarët e saj, ashtu siç e para sheh statuti i FKK-së.

Edhe pse ende nuk është bërë e ditur data, Sekretari i Federatës së Karatesë, Nazmi Gashi ka thënë se kuvendi i ri do të ftohet së shpejti

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nga Prishtina në Durrës, intensifikohen përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030 me mbështetje të fuqishme ndërkombëtare

Nga Prishtina në Durrës, intensifikohen përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030 me mbështetje të fuqishme ndërkombëtare

Salla ikonike e xhudistëve kampionë, do të shndërrohet në muze

Salla ikonike e xhudistëve kampionë, do të shndërrohet në muze

Zyrtare: Guardiola largohet nga Manchester City

Zyrtare: Guardiola largohet nga Manchester City

Carrick edhe zyrtarisht bëhet trajner i përhershëm te Manchester United

Carrick edhe zyrtarisht bëhet trajner i përhershëm te Manchester United

Kurti: Masakra e Dubravës, dëshmi e krimeve gjenocidale ndaj shqiptarëve

Kurti: Masakra e Dubravës, dëshmi e krimeve gjenocidale ndaj shqiptarëve

KE mirëpret propozimin për afrimin e Ballkanit dhe Ukrainës me BE-në

KE mirëpret propozimin për afrimin e Ballkanit dhe Ukrainës me BE-në

Hyn në fuqi vendimi i Qeverisë për pagën minimale: 425 euro nga janari dhe 500 euro në korrik

100 euro- Kur do të dalin paratë në llogaritë e qytetarëve?

Simbolet nacionaliste në defilenë e maturantëve serbë në veri: mes flamujve serb edhe flamuri rus me ikone fetare

Simbolet nacionaliste në defilenë e maturantëve serbë në veri: mes flamujve serb edhe flamuri rus me ikone fetare

TELKOS modernizon flotën operative me vetura elektrike

TELKOS modernizon flotën operative me vetura elektrike

Kërkohet paraburgim ndaj një të dyshuari për përgatitje të vrasjes së rëndë

Kërkohet paraburgim ndaj një të dyshuari për përgatitje të vrasjes së rëndë

Digjet një dyqan i pajisjeve elektronike në Viti, intervenojnë zjarrfikësit

Digjet një dyqan i pajisjeve elektronike në Viti, intervenojnë zjarrfikësit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën