Përmes një njoftimi për media nga Kuvendi kanë bërë të ditur se në rend të ditës janë disa pika, ku ndër to edhe votimi i propozim-rezulutës nga debati parlamentar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Ky është rendi i ditës:
I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
II. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 24 dhe 26 janar 2022:
1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike.
III. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 9 shkurt 2022:
1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me Vendimin e ZRRE-së, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
IV. Përgatitjet për Seancën plenare të radhës:
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-126 për ratifikimin e Marrëveshjes për sigurime shoqërore në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë,
Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-127 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e lehtësirave doganore dhe/ose të kontrollit të hyrjes/daljes së mallrave,
5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. nr.08/L-011 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-061 për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-005 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar,
Shqyrtimi i parë i Projekt-Kodit Civil të Republikës së Kosovës nr. 08/L-124,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës,
Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve tjera jo shumicë.
V. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave