TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Të freskët e kam kujtimin kur granata ra afër nesh” – Oda që shërbeu si shtab i UÇK-së

Shtëpia në Kopiliq të Epërm, ku sot u zbulua pllaka përkujtimore për rolin e saj gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ruan edhe rrëfime personale nga ata që i përjetuan ato ditë. Njëri prej tyre është Armend Abazi, i cili në kohën e luftës ishte vetëm katër vjeç, ndërsa sot, ai kujton se si kjo shtëpi u kthye në strehë për civilët dhe në një vend ku qëndronte shtabi i UÇK-së.

by Jona Kelmendi
4 javë ago
2 0
A A

Ishte vetëm katër vjeç.

Por kujtimet nga lufta i ka ende të freskëta.

Shtëpia në Kopiliq të Epërm, që këtë të shtunë u shënua me një pllakë përkujtimore për rolin e saj gjatë luftës, për Armend Abazin është më tepër se një vend historie.

Derisa në një nga odat e kësaj shtëpie qëndronte shtabi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në pjesët tjera strehoheshin civilë që kërkonin mbrojtje nga sulmet e forcave serbe.

Sot, në ditën kur u zbulua pllaka përkujtimore, ai rikthen kujtimet nga ajo kohë.

“Këtu ka qenë Oda në katin përdhesë ku ka qëndru Ushtria Çlirimtare e Kosovës se normal gjatë luftës është rrënu, më 5 mars këtu është zhvendos shtabi i UÇK-së, poshtë kanë qëndru pjesa e civilëve ku kanë ardh nga gjithë fshati përreth që kanë qëndru në shtëpitë tona. Kjo ka qenë Oda, dmth, këtu janë marrë vendime se qysh me sulmu ose se si me i dalë kundër serbëve”, tregoi Armend Abazi.

Ai tregon se në këtë shtëpi strehoheshin edhe banorë nga fshatra të ndryshëm të Drenicës.

Megjithëse ishte shumë i vogël, Armendi thotë se ende i kujton momentet kur familja e tij përpiqej të mbrohej nga granatimet.

“Unë kam qenë 4 vjeç, por e kam kujtimin shumë të freskët kur na kemi qenë komplet qetu tu mbrojt prej forcave serbe. Unë e mbaj mend që këtu ka ra bomba afër neve, granata që ka ra kur na kemi qenë këtu herë jemi vendos në bodrum herë këtu. E lartë ka qëndru shtabi i UÇK-së. Prej komunës së Skenderaj ka pasë në përgjithësi nga secili fshat që kanë ardh me gjet strehë këtu të na. Nënat tona, gratë tona normal që kanë punu në çdo aspekt sa i përket veshmbathjeve, ushqime krejt këto që janë përkujdes për popullatën civile, ashtu për shtabin e UÇK”.

E sot, kur kjo shtëpi u shënua me një pllakë përkujtimore, ai thotë se për familjen e tij është një moment i veçantë.

“Për neve është shumë emocion kur vlerësohet prej gjithëve ajo që na kemi bo në ato kushte…”.

Sipas Abazit, në atë kohë kontributi nuk ishte vetëm i luftëtarëve në front, por edhe i familjeve që kujdeseshin për civilët dhe ushtarët.

ShareTweet

Postime të ngjashme

PD-ja pas protestës në Maqedoninë e Veriut: Shqipja nuk negociohet

PD-ja pas protestës në Maqedoninë e Veriut: Shqipja nuk negociohet

Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri

Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri

Komandanti i KFOR-it dhe gjenerali grek flasin për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it dhe gjenerali grek flasin për sigurinë në Kosovë

Osmani: Në Kosovë s’ka pasur dhe nuk do të ketë asnjëherë qeveri anti-amerikane

Osmani përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Izraeli godet uzinën kryesore petrokimike të Iranit

Izraeli godet uzinën kryesore petrokimike të Iranit

Komandanti i KFOR-it dhe gjenerali grek flasin për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it dhe gjenerali grek flasin për sigurinë në Kosovë

Sulmet ajrore izraelite lënë të vrarë të paktën 36 persona në Liban

Sulmet ajrore izraelite lënë të vrarë të paktën 36 persona në Liban

Osmani: Në Kosovë s’ka pasur dhe nuk do të ketë asnjëherë qeveri anti-amerikane

Osmani përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Bajrami: Nëse shkohet në zgjedhje, Kurti s’do të ketë vota as për kryetar Kuvendi e as për president

Bajrami: Nëse shkohet në zgjedhje, Kurti s’do të ketë vota as për kryetar Kuvendi e as për president

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën