Xhiroja e dytë e Superligës së Kosovës në futboll, do të zhvillohet në të njëjtën ditë, me vetëm një ndeshje të shtyrë për kohë të pacaktuar.
Katër ndeshje janë në program në kuadër të kësaj xhiroje, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës, e cila ka bërë të ditur se është shtyrë vetëm përballja Drita – Drenica.
Prej katër ndeshjeve të Superligë që luhen të dielën, tri do të zhvillohen në orarin e njëjtë kurse një tjetër në mbrëmje.
Dueli i mbrëmjes është ai ndërmjet Prishtinës dhe Llapit, i cili luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet prej orës 20:45.
Ndërkohë, prej orës 16:30 do të zhvillohen përballjet: Prishtina e Re – Ferizaj, Ballkani – Malisheva dhe Dukagjini – Gjilani.