TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Qorrolli kritikon aktgjykimin e Kushtetueses për Rashiqin: Vendim arbitrar dhe ndërhyrje në autonominë e Kuvendit

by TËVË 1
9 muaj ago
1
A A
Qorrolli kritikon aktgjykimin e Kushtetueses për Rashiqin: Vendim arbitrar dhe ndërhyrje në autonominë e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur antikushtetuese zgjedhjen e Nenad Rashiqit në postin e nënkryetarit të Kuvendit, pas ankesës së paraqitur nga Lista Serbe lidhur me seancën e mbajtur më 10 tetor.

Sipas aktgjykimit, u shkel Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit, pasi Rashiqi nuk u propozua nga shumica e deputetëve të komunitetit serb.

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli, këtë aktgjykim e cilëson si të mangët dhe problematik për rendin demokratik të vendit.

“Ne kemi bërë një kritikë publike për këtë aktgjykim, i cili ne mendojmë se ka prekur ekuilibrin demokratik të Kosovës, në disa aspekte… një aktgjykim jashtëzakonisht voluminoz për nga përmbajtja, por i mangët nga forma”, tha ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Ai ka theksuar se, sipas LVV-së, përfaqësimi i serbëve në institucionet e Kosovës nuk mund t’i besohet Listës Serbe, duke e lidhur këtë subjekt politik me sulmin terrorist në Banjskë.

“Ne besojmë fuqishëm jo vetëm politikisht, por edhe kombtarisht që një përfaqësues i Listës Serbe, klika e së cilës ka bërë sulmin terrorist në Banjska, nuk mund ta përfaqësojë vullnetin e serbëve, pavarësisht legjitimit të plotë që ata mund ta kenë marrë në votën e 28 dhjetorit”, tha ai.

Qorrolli ka kritikuar gjithashtu faktin që, sipas tij, Gjykata Kushtetuese ka lejuar në mënyrë të pakufizuar propozimin e nëntë kandidatëve nga Lista Serbe, pa pasur ndryshime në rrethana normative, faktike apo në përbërjen e vetë Gjykatës.

“Fakti që Gjykata Kushtetuese, pa ndryshimin e rrethanave normative dhe faktike, por edhe pa ndryshimin e një përbërje, e lejon në mënyrë të pakufizuar propozimin e të nëntë kandidatëve të Listës Serbe – ne mendojmë që ky është një arbitraritet kushtetues dhe ndërhyrje flagrante në autonominë e Kuvendit. Sepse, fuqia politike”, deklaroi ai. /teve1.info/

Tags: LVVTeve1Vigan Qorolli
ShareTweet

Postime të ngjashme

Viti 2025, vit i humbur legjislativ

Kuvendi miraton me 67 vota rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore

Kulla: Marrëdhëniet Shqipëri–Serbi varen edhe nga qëndrimi i Beogradit ndaj Kosovës

Kulla: Marrëdhëniet Shqipëri–Serbi varen edhe nga qëndrimi i Beogradit ndaj Kosovës

Ambasada britanike pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje

Ambasada britanike pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje

Kriminologia për vrasjen e Arlinda Zekajt: Nuk kemi të bëjmë vetëm me një tragjedi familjare, por me një alarm për gjithë sistemin

Kriminologia për vrasjen e Arlinda Zekajt: Nuk kemi të bëjmë vetëm me një tragjedi familjare, por me një alarm për gjithë sistemin

​Haxhiu i del në mbrojtje Gërvallës: Nëse keni sulme, më sulmoni mua, më kërkoni dorëheqjen

Haxhiu nesër për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Maliqi për vrasjen e Arlinda Zekajt: Institucionet e dinin rastin, duhet të japin llogari

Maliqi për vrasjen e Arlinda Zekajt: Institucionet e dinin rastin, duhet të japin llogari

Shpallen golashënuesit më të mirë të vitit

Shpallen golashënuesit më të mirë të vitit

Pesë gola për 45 minuta, PSG në avantazh ndaj Bayernit

Klubi i vitit, Paris Saint-Germaini

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën

“Info Nata”- 26.10.2026

“Info Nata”- 26.10.2026

Unai Simon portieri më i mirë

Unai Simon portieri më i mirë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën