TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tare planifikon bisedime të reja te Milani

by tëvë1
10 muaj ago
0
A A
“Do të ishte një nder”, Igli Tare flet për punën te Milani

Milani është gati të nisë një tjetër përpjekje për të përforcuar repartin ofensiv dhe në qendër të projektit të ri të klubit duket se është Robert Lewandowski.

Sipas gazetarit Sacho Tavolieri, drejtori sportiv i “Rossonerëve”, Igli Tare, pritet të takohet në javët e ardhshme me agjentin e sulmuesit të Barcelonës, Pini Zahavi, për të diskutuar një transferim të mundshëm gjatë verës së ardhshme.

Qëllimi i takimit është të kuptohet nëse kërkesat financiare të lojtarit përputhen me strukturën ekonomike të Milanit.

Drejtuesit e klubit italian e shohin Lewandowskin si liderin ideal për projektin e tyre afatshkurtër, një figurë me përvojë që mund të ndihmojë skuadrën në rikthimin e fuqishëm në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Edhe pse bisedimet janë në fazat fillestare, mediat italiane raportojnë se 37-vjeçari është intriguar nga ideja e punës me trajnerin Massimiliano Allegri dhe nga projekti i ri që po ndërtohet në “San Siro”.

Kontrata e tij me Barcelonën skadon në verën e ardhshme, dhe katalanasit pritet të jenë të hapur për ta shitur, duke parë edhe moshën e avancuar të lojtarit dhe drejtimin e ri të klubit.

Megjithatë, Lewandowski mbetet i përqendruar te Barcelona, duke synuar të dëshmojë ende vlerat e tij në fushë.

Pavarësisht disa problemeve fizike këtë sezon, ai ka qenë vendimtar për blaugranët, me shtatë gola në nëntë ndeshje të La Ligës, përfshirë një tregolësh kundër Celta Vigos që tregoi se instinkti i tij i golit mbetet i pandryshuar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Barcelona nis me fitore të thellë

Barcelona nis me fitore të thellë

Gjilani kthehet te fitorja, mposht Ballkanin

Gjilani kthehet te fitorja, mposht Ballkanin

Stuttgarti starton me fitore në Champions

Stuttgarti starton me fitore në Champions

Drita “fiket” në Drenas

Drita “fiket” në Drenas

Musliu: Pas 16 shtatorit, pozita e Republikës së Kosovës nuk do të jetë e njëjtë

Musliu: Pas 16 shtatorit, pozita e Republikës së Kosovës nuk do të jetë e njëjtë

Musliu: Nuk ka marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së për emrat e nënkryetarëve

Musliu: Nuk ka marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së për emrat e nënkryetarëve

Emisioni “Info Nata” 09.09.20026

Emisioni “Info Nata” 09.09.20026

Aktorët e “Logjikonomisë” bëjnë thirrje për Marshin për Liri

Aktorët e “Logjikonomisë” bëjnë thirrje për Marshin për Liri

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Prezantohet iPhone i parë i palosshëm

Prezantohet iPhone i parë i palosshëm

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën