TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Talibanët ndalojnë gratë të vizitojnë parkun kombëtar popullor

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Talibanët ndalojnë gratë të vizitojnë parkun kombëtar popullor

Qeveria talebane i ka ndaluar gratë të vizitojnë parkun kombëtar Band-e-Amir në provincën Bamiyan.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të virtytit dhe vesit të Afganistanit, Mohammad Khaled Hanafi, tha se gratë nuk kishin respektuar hixhabin brenda parkut.

Ai u bëri thirrje klerikëve fetarë dhe agjencive të sigurisë që t’i ndalojnë gratë të hyjnë deri sa të gjendet një zgjidhje.

Band-e-Amir është një atraksion i rëndësishëm turistik, duke u bërë parku i parë kombëtar i Afganistanit në 2009.

Është një destinacion popullor për familjet dhe ndalimi i frekuentimit të grave do të pengojë që shumë njerëz të jenë në gjendje të shijojnë parkun.

UNESCO e përshkruan parkun si një “grup liqenesh të krijuar natyrshëm me formacione dhe strukturë të veçantë gjeologjike, si dhe me bukuri natyrore dhe unike”, shkruan BBC.

Megjithatë, Hanafi tha se të shkosh në park për të vizituar ndonjë gjë “nuk ishte e detyrueshme”, raportoi agjencia afgane Tolo News.

Klerikët fetarë në Bamiyan thanë se gratë që po vizitonin parkun dhe nuk ndiqnin rregullat ishin vizitore të zonës.

“Ka ankesa për mungesë hixhabi ose hixhab të keq, këta nuk janë banorë të Bamiyan. Ata vijnë këtu nga vende të tjera,” tha Sayed Nasrullah Waezi, kreu i Këshillit të Ulema Shia të Bamiyan për Tolo news .

Ish-deputetja afgane Mariam Solaimankhil ndau një poezi që ajo kishte shkruar në X, e njohur më parë si Twitter, për ndalimin dhe shkroi “ne do të kthehemi, jam e sigurt për këtë”.

Fereshta Abbasi, nga Human Rights Watch, vuri në dukje se grave u ishte ndaluar të vizitonin parkun në Ditën e Barazisë së Grave dhe shkroi se ishte një “mosrespekt total për gratë e Afganistanit”.

Tags: afganistangratëparku kombetar
ShareTweet

Postime të ngjashme

347 persona të lënduar nga protestat në Tiranë gjatë javëve të fundit

347 persona të lënduar nga protestat në Tiranë gjatë javëve të fundit

Prokuroria serbe rihap rastin e Radoiçiqit – Pse u la i lirë pas sulmit në Banjskë?

Prokuroria serbe rihap rastin e Radoiçiqit – Pse u la i lirë pas sulmit në Banjskë?

Zgjedhjet lokale në Shqipëri, caktohet zyrtarisht data e votimit

Zgjedhjet lokale në Shqipëri, caktohet zyrtarisht data e votimit

​Rama nuk ndalet, kërkon sërish dialog me studentët

​Rama nuk ndalet, kërkon sërish dialog me studentët

VV-ja dorëzon ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të PZAP-së për Listën Serbe

Lëvizja Vetëvendosje mban sot mbledhjen e 64-të të Këshillit të Përgjithshëm

Protestat për vrasjen e Arlinda Zekajt vazhdojnë edhe të shtunën, qytetarët marshojnë drejt institucioneve

Protestat për vrasjen e Arlinda Zekajt vazhdojnë edhe të shtunën, qytetarët marshojnë drejt institucioneve

E shtuna mot me vranësira dhe reshje shiu

E shtuna mot me vranësira dhe reshje shiu

Spahiu: Nëse më pranojnë, do të takohem edhe me Listën Studentore në Serbi, ashtu siç u takova me Gjuriqin

Spahiu: Nëse më pranojnë, do të takohem edhe me Listën Studentore në Serbi, ashtu siç u takova me Gjuriqin

Spahiu: Një Serbi e udhëhequr nga studentët do të jetë më problematike për Kosovën, por nuk do të sulmohemi ushtarakisht

Spahiu: Një Serbi e udhëhequr nga studentët do të jetë më problematike për Kosovën, por nuk do të sulmohemi ushtarakisht

Spahiu: Protestat për Arlindën po marrin konotacion anti-Albin, duhet të kërkohet së pari dorëheqja e kryetarit të Pejës

Spahiu: Protestat për Arlindën po marrin konotacion anti-Albin, duhet të kërkohet së pari dorëheqja e kryetarit të Pejës

KFOR-i dhe ambasadori italian diskutojnë për sigurinë dhe bashkëpunimin në Kosovë

KFOR-i dhe ambasadori italian diskutojnë për sigurinë dhe bashkëpunimin në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën