TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Takimi Erdogan – Putin në Soçi dhe marrëveshja e grurit

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Takimi Erdogan – Putin në Soçi dhe marrëveshja e grurit

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin do të përqendrohen te marrëveshja e eksportit të grurit përmes Detit të Zi gjatë takimit të tyre sot në Soçi, mes përpjekjeve të Ankarasë për ta rikthyer Moskën te marrëveshja.

Kështu tha të dielën këshilltari kryesor i Erdoganit për çështje të politikës së jashtme Akif Çagatay Kiliç.

“Ne po luajmë një rol udhëheqës në këtë proces e po vëmë re një mbështetje të fortë nga e gjithë bota, për rivendosjen e këtij korridori të kalimit të grurit“, tha në një intervistë për kanalin televiziv turk ‘A Haber’, tha Kiliç.

Ai shtoi se Turqia do të tregohet e kujdesshme në diskutimin e kësaj çështjeje të hënën, me shpresën për të arritur sukses, pasi sikurse tha Kiliç, kjo është një situatë që prek të gjithë botën.

Ndërkohë të dielën Rusia sulmoi me dronë infrastrukturën portuale në lumin Danub, që konsiderohet mjaft e rëndësishme për eksportin e grurit ukrainas. Si pasojë të paktën dy persona u plagosën në pjesët jugore të rajonit të Odesës, bënë të ditur zyrtarët ukrainas.

Danubi është shndërruar në rrugën kryesore të Ukrainës për eksportimin e grurit prej muajit korrik kur Rusia vendosi të largohet nga marrëveshja ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia. Pakti garantonte kalimin e sigurt të drithit ukrainas e produkteve të tjera nëpërmjet Detit të Zi, raporton VOA.

Ankaraja pranoi kompleksitetin teknik që lidhet me marrëveshjen, veçanërisht në lidhje me grurin dhe mekanizmat e pagesave ruse, tha Kiliç. Çështja përfshin gjithashtu sistemet ndërkombëtare të pagesave si SWIFT, duke paraqitur një sfidë të shumanshme, shtoi ai.

“Vendimi i udhëheqësit rus është i rëndësishëm. Besoj se takimi dypalësh mes Presidentit Erdogan dhe Putin-it, do të luajë rolin më të rëndësishëm në këtë çështje“, tha ai.

Tags: Akif Çagatay KiliçRexhep Tajip Erdoganvladimir putin
ShareTweet

Postime të ngjashme

“Respekto Ligjin për gjuhët”, studentët shqiptarë në Shkup kërkojnë provim në shqip

“Respekto Ligjin për gjuhët”, studentët shqiptarë në Shkup kërkojnë provim në shqip

Sulmet izraelite ndaj spitaleve rrisin alarmin për një “Gazë të dytë” në Liban

Sulmet izraelite ndaj spitaleve rrisin alarmin për një “Gazë të dytë” në Liban

Sulmet SHBA-Izrael lënë të vrarë të paktën 25 persona në Iran

Sulmet SHBA-Izrael lënë të vrarë të paktën 25 persona në Iran

Zvicra thërret ambasadorin izraelit pas ligjit për dënimin me vdekje për të burgosurit palestinezë

Zvicra thërret ambasadorin izraelit pas ligjit për dënimin me vdekje për të burgosurit palestinezë

PDK-ja do t’i dërgojë në Kushtetuese Ligjin për KPM-në dhe atë për KPK-në

Hamza i është përgjigjur Kurtit për takim: Duhet ta konkretizoni iniciativën e re, që ta shqyrtojmë në organet e partisë

Futsall, Kosova publikon listën

Futsall, Kosova publikon listën

“Respekto Ligjin për gjuhët”, studentët shqiptarë në Shkup kërkojnë provim në shqip

“Respekto Ligjin për gjuhët”, studentët shqiptarë në Shkup kërkojnë provim në shqip

Sulmet izraelite ndaj spitaleve rrisin alarmin për një “Gazë të dytë” në Liban

Sulmet izraelite ndaj spitaleve rrisin alarmin për një “Gazë të dytë” në Liban

Kurti: Takimi me Abdixhikun ishte konstruktiv, prioritet shmangia e zgjedhjeve të reja

Kurti: Takimi me Abdixhikun ishte konstruktiv, prioritet shmangia e zgjedhjeve të reja

Vinicius deri më 2030 te Real Madridi

Vinicius Junior po transferohet në Premier League

Trajneri Tekke kërkon blerjen e Muçit

Muçi edhe një javë jashtë fushe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën