TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Tahiri: Për një vit qeverisje nga PDK-ja, Vushtrria ka humbur mbi 2 milionë euro investime kapitale

nga tëvë1
7 Qershor, 2023
0
A A
Tahiri: Për një vit qeverisje nga PDK-ja, Vushtrria ka humbur mbi 2 milionë euro investime kapitale

Lidhja Demokratike e Kosovës – dega në Vushtrri po akuzon Partinë Demokratike të Kosovës për keqmenaxhim me Komunën e Vushtrrisë, e cila udhëhiqet nga kryetari Ferit Idrizi. Kryetari i degës së LDK-së në këtë komunë, Xhafer Tahiri tha se të gjeturat e Raportit të Auditimit, nga Zyra Kombëtare e Auditimit për Komunën e Vushtrrisë për vitin 2022 tregojnë për një qeverisje të paaftë dhe me shumë keqpërdorime nga pushteti i PDK-së, të cilat ftoi prokurorinë që t’i hetojë.

Tahiri në një konferencë për media tha se nuk ka asnjë punë dhe asnjë projekt të ri nga qeverisja e PDK-së, përveç atyre që i ka lënë LDK-ja.

Sipas tij, vetëm për një vit qeverisje nga PDK-ja, Komuna e Vushtrrisë ka humbur mbi 2 milionë e 691 mijë euro investime kapitale.

“Ky vit në qytetin Vushtrrisë ka filluar me zero euro shpenzime për investime kapitale, që nënkupton se komuna nuk po bën asnjë punë, përveç atyre që i kemi lënë si projekte 2-vjeçare dhe 3-vjeçare. Buxheti final, në bazë të Raportit të auditimit për investime kapitale në qytetin e Vushtrrisë ishte 6 milionë e 47 mijë e 316 euro, prej tyre ishin shpenzuar vetëm 3 milionë e 356 mijë e 6 euro ose 55 përqind e buxhetit. Pra, janë humbur saktësisht 2 milionë e 691 mijë e 310 euro investime kapitale vetëm në vitin e parë të qeverisjes së PDK-së në Vushtrri. Pra, gjysma e punëve nuk janë kryer”, tha ai.

Ndërsa shtoi se suficiti total i buxhetit komunal për vitin 2022 në Vushtrri është 4 milionë e 375 mijë e 687 euro.

Tahiri, i cili kishte udhëhequr me këtë komunë për një mandat, akuzoi poashtu pushtetin aktual në Vushtrri për punësime të militantëve, me theks të veçantë avokatin e komunës.

“Suficiti total i buxhetit komunal për vitin 2022 në Vushtrri është 4 milionë e 375 mijë e 687 euro. Pra, janë humbur 4 milionë e 375 mijë euro, nuk ëhstë investuar asnjë cent këtë vit, ndërkohë që Komuna e Vushtrrisë për udhëtime zyrtare deri në momentin që po flasim ka zotuar mbi 50 mijë euro. Nuk ka asnjë punë dhe asnjë projekt të ri nga qeverisja e PDK-së, përveç atyre që i ka lënë qeverisja e LDK-së. Kjo komunë, në bazë të raportit të auditorit, për vendime gjyqësore ka kryer pagesa në vlerë prej 198 mijë e 779 euro. Komuna e Vushtrrisë ka angazhuar për avokat të komunës një militant të PDK-së, të cilin e ka paguar 20 mijë euro për nje vit, dhe prapë i ka humbur në gjykatë 200 mijë euro. Ne si LDK ftojmë prokurorinë të hetojë pagesat për avokatin e komunës, i cili ëhstë angazhuar me tenderë për të shpjeguar një pyetje të thjeshtë, pse është paguar kaq shumë avokati i komunës e janë humbur kaq shumë mjete financiare të komunës së Vushtrrisë në procese gjyqësore”, tha ai.

Duke u thirrur në raportin e auditimit për vitin 2022 për Komunën e Vushtrrisë, Tahiri tha se janë paguar afër 200 mijë euro për projekte që nuk janë kryer, për çka kërkoi që prokuroria të hetojë edhe këto pagesa.

Ndërsa për mangësitë që sipas LDK-së, auditori ka gjetur në projekte, foli shefi i asamblistëve të LDK-së në Komunën e Vushtrrisë, Adnan Lahu.

Lahu tha se në pesë projekte janë identifikuar disa mangësi.

“Komuna e Vushtrrisë ka përzgjedhur operator ekonomik të papërgjegjshëm, vlera e kontratës 147,859€, mungesa e projekteve ekzekutuese për procedurat e prokurimit të investimeve kapitale, mos vazhdimi i sigurisë së ekzekutimit konform periudhës së zbatimit të kontratës, faturimet jo në pajtueshmëri me marrëveshjen, mangësi në regjistrin kontabël të pasurive, keqpërdorim në subvencione në bujqësi, ku thirrjet publike në bujqësi janë bërë jo në pajtim me rregulloren e brendshme për subvencionim, mangësi në raportim dhe monitorimin e projekteve të subvencionuara, Komuna e Vushtrrisë nuk ka përgatitur plan vjetor për mbeshtetje financiare të OJQ-ve, vonesa në pagesën e faturave në vlerë 93,929€, shpenzime të larta procedurale të pagesave të ekzekutuara sipas vendimeve gjyqësore… Vushtrria për fat të keq nuk ka kryetar, e për këtë arsye nuk ka as menaxhim e nuk ka as projekte. Kryetari Idrizi premtoi shumë, por premtimet e tij po dalin vetëm mashtrime”, tha ai.

Projektet që sipas LDK-së janë gjetur mangësi në Komunën e Vushtrrisë nga auditori i Përgjithshëm janë:Kontrata “Rregullimi i shtratit të lumit Sitnica në Vushtrri” në vlerë 1 milion e 49 mijë e 680 euro, Kontrata “Ndërtimi i trotuarit në fshatin Stanoc i Epërme Faza II” në vlerë prej 10 mijë e 869 euro, Kontrata “Ndërtimi dhe rregullimi i parqeve dhe shesheve në 6 fshatra” në vlerë prej 89 mijë 236 euro, Kontrata “Furnizimi me aparaturë për kinema për funksionalizimin në qendrën e kulturës” në vlerë prej 46 mijë e 757 euro si dhe Kontrata “Renovimi i Palestrës Jeton Terstena” Ritender e vitit 2022 në vlerë prej 114 mijë e 900 euro.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndalohet importi i deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut

Ndalohet importi i deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut

2 minuta seancë, dështon edhe një tentim për konstituim

2 minuta seancë, dështon edhe një tentim për konstituim

 “A po na tregoni kur iu bohet boll”, shoqëria civile proteston para Kuvendit

 “A po na tregoni kur iu bohet boll”, shoqëria civile proteston para Kuvendit

Gjykata e Apelit i lë në paraburgim 22 të pandehurit në rastin e njohur në opinionin publik “Qielli i thyer”

Gjykata e Apelit i lë në paraburgim 22 të pandehurit në rastin e njohur në opinionin publik “Qielli i thyer”

Ndalohet importi i deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut

Ndalohet importi i deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut

Emisioni “Ditari” 25.06.2025

Emisioni “Ditari” 25.06.2025

2 minuta seancë, dështon edhe një tentim për konstituim

2 minuta seancë, dështon edhe një tentim për konstituim

 “A po na tregoni kur iu bohet boll”, shoqëria civile proteston para Kuvendit

 “A po na tregoni kur iu bohet boll”, shoqëria civile proteston para Kuvendit

Gjykata e Apelit i lë në paraburgim 22 të pandehurit në rastin e njohur në opinionin publik “Qielli i thyer”

Gjykata e Apelit i lë në paraburgim 22 të pandehurit në rastin e njohur në opinionin publik “Qielli i thyer”

Pro-palestinezi, Zohran Mandani fiton zgjedhjet paraprake për kryetar bashkie të Nju Jorkut

Pro-palestinezi, Zohran Mandani fiton zgjedhjet paraprake për kryetar bashkie të Nju Jorkut

Arsenali ka një plan B nëse dështon afrimi i Rodrygos

Real Madridi pret blerës për Rodrygon

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X