TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Tahiri: Kurti e ka pranuar Asociacionin, s’po e themelon për shkak të zgjedhjeve

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
​Tahiri: Kurti e ka pranuar Asociacionin, s’po e themelon për shkak të zgjedhjeve

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Besnik Tahiri thotë se kryeministri Albin Kurti e ka pranuar Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe, por për shkak të zgjedhjeve nuk po e themelon.

Ai akuzon kreun qeveritar se tentoi të dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme më 7 korrik për qëllime të tij puro politike. Sipas Tahirit, kryeministri Kurti donte që të prekë ndjenjat e qytetarëve duke përdorur parakalimin e FSK-së dhe policisë në 25-vjetorin e çlirimit si dhe të hapë Urën e Ibrit para zgjedhjeve, mirëpo siç thotë ai opozita nuk ra në grackën e Kurtit.

Tahiri thotë se Qeveria e Kosovës duhet të del me një draft të vet sa i përket asociacionit, derisa konsideron se ideja që drafti i BE-së të dorëzohet në Komisionin e Venecias është vetëm një “shaka” e llojit të vet.

“Qeveria e ka pranuar Asociacionin. Arsyeja që s’po e bën asociacionin janë zgjedhjet. Janë munduar të na dërgojnë në zgjedhje tash më 7 korrik, me përdorë ai policinë dhe ushtrinë, ndoshta kishte qitur në rrugë edhe automjetet për të shitur patriotizëm. Të tregojë përralla – ai nuk ka qenë pjesë. Kush e ka bërë Ushtrinë e Kosovës? Është UÇK-ja, transformimi në TMK dhe FSK dhe në fund tri ligjet që ia kanë dhënë të drejtën ushtrisë të bëhet pjesë e NATO-s. Këtë e ka bërë Qeveria e Ramush Haradinajt”, tha Tahiri për KP.

Shefi i deputetëve të AAK-së kërkon nga Bashkimi Evropian të heqë sa më parë masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

Krahas kësaj, Tahiri thotë se delegacioni i Kuvendit të Kosovës javën e ardhshme do të jetë në Strasburg, ku do të shikohen mundësitë që të ftohet një takim i jashtëzakonshëm i Komitetit të Ministrave për anëtarësimin e Kosovës.

Megjithatë, ai shton se Kosova do të ketë të vështirë të përfshihet në agjendë pa një konsensus të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës.

Kushtin e tyre për procedimin e draft-statutit të asociacionit të propozuar nga BE në Gjykatën Kushtetuese, Tahiri e quan të padrejtë.

“Javën e ardhshme do të jemi në Strasburg. Aty do të shohim se cilat janë mundësitë për t’u ftuar një takim i jashtëzakonshëm i ministrave për anëtarësim. Me thënë të drejtën, kushti i asociacionit nuk ishte kusht i drejtë për shkak se raporti i Dora Bakoyanis thoshte qartë se anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës nuk nënkupton se asociacioni të jetë kusht, mirëpo do të jetë pas anëtarësimit. Vendimi i Këshillit të Ministrave ishte realisht i papritur dhe shpresoj që nuk do të shtyhet përpara dhe të pengojë anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës”, thekson Tahiri.

Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, Tahiri e konsideron të domosdoshme që Bashkimi Evropian të ndryshojë qasje pas zgjedhjeve të strukturave të reja në shtator.

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë ditë më parë se qeveria do ta shqyrtojë draftin e BE-së për asociacionin vetëm nëse Serbia e zbaton në tërësi marrëveshjen bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit.

Tags: AsociacioniBesnik Tahirizgjedhjet
ShareTweet

Postime të ngjashme

Nxënësi 13-vjeçar shkon me armë zjarri në shkollë, policia konfiskon armën e prindit

Osmani dënon ndërhyrjen e Beogradit, kërkon mbrojte të integritetit të procesit zgjedhor

Osmani dënon ndërhyrjen e Beogradit, kërkon mbrojte të integritetit të procesit zgjedhor

Hoxha: Interesi i Serbisë, të sabotojnë institucionet e vendit dhe të krijojnë pasiguri

Hoxha: Interesi i Serbisë, të sabotojnë institucionet e vendit dhe të krijojnë pasiguri

Nimani: Qëndrimi i Nismës për nënkryetarin serb mbetet i pandryshuar

Nimani: Qëndrimi i Nismës për nënkryetarin serb mbetet i pandryshuar

Nxënësi 13-vjeçar shkon me armë zjarri në shkollë, policia konfiskon armën e prindit

Kombet arabe dhe evropiane takohen në Paris për të diskutuar planin e Trump për Gazën

Kombet arabe dhe evropiane takohen në Paris për të diskutuar planin e Trump për Gazën

Osmani dënon ndërhyrjen e Beogradit, kërkon mbrojte të integritetit të procesit zgjedhor

Osmani dënon ndërhyrjen e Beogradit, kërkon mbrojte të integritetit të procesit zgjedhor

Qeriqi shpalos gjashtë pikat e programit të tij për Lipjanin: Do të qeverisi me qytetarin në qendër

Qeriqi shpalos gjashtë pikat e programit të tij për Lipjanin: Do të qeverisi me qytetarin në qendër

Kombëtarja shqiptare zhvillon stërvitjen e fundit, nesër niset drejt Serbisë

Kombëtarja shqiptare zhvillon stërvitjen e fundit, nesër niset drejt Serbisë

SHBA-të vendosin sanksione të reja ndaj Iranit

SHBA-të vendosin sanksione të reja ndaj Iranit

Trump thotë se pengjet e Izraelit do të lirohen të hënën ose të martën

Trump thotë se pengjet e Izraelit do të lirohen të hënën ose të martën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën