tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info

Tahiri i mbyll garat në vendin e 37 në sllallom

tëvë1 nga tëvë1
16/02/2022
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Skijatori kosovar, Albin Tahiri ka zënë vendin e 37 në sllallom të mërkurën, në garën e fundit të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore 2022 në Pekin.

Tahiri, i cili u bë atleti i parë që e përfaqëson Kosovën në lojërat dimërore para katër viteve në Korenë e Jugut, i mbylli sot garat për Kosovën në sllallom, një nga katër disiplinat ku ai garoi në Pekin në pjesëmarrjen e tij të dytë në lojëra.

Ai doli i 44-ti në lëshimin e parë dhe në të dytin bëri ngritje, por vetëm falë dështimit të shumë garuesve për ta përfunduar garën.

Vetëm 45 nga 88 garues ia dolën të mbarojnë garën në të dy lëshimet në sllallom sot.

28-vjeçari regjistroi kohë prej 2 minuta e 02.94 sekonda nga dy lëshimet e tij në sllallom, e cila ia siguroi vetëm vendin e 37-të, që është i teti nga fundi.

Kjo ishte renditja e tij më e dobët në këto lojëra, pasi Tahiri në lëshim ishte i 35-ti, në kombinim alpin i 15-ti dhe në sllallom të madh i 30-ti.

Përveç Albinit, garuese nga Kosova ishte edhe Kiana Kryeziu, e cila u bë gruaja e parë që e përfaqëson Kosovën në Lojëra Dimërore, në sllallom të madh dhe e zuri vendin e 49.

Të ngjashëm

SPORT

Sevilla e fiton në penallti finalen e Europa League ndaj Romës

01/06/2023
SPORT

Formacionet zyrtare, Sevilla-Roma: Finalja e Ligës së Evropës

31/05/2023
SPORT

Polakët “i fusin hundët” në finalen e Europa League, ultrasit udhëtojnë në Budapest dhe sulmojnë tifozët e Sevillas / Arrestohen 7 persona

31/05/2023
SPORT

Disiplinori pa vendim për Ferizajn

31/05/2023
SPORT

Napoli dhe Milan interesohen për Zhegrovën

31/05/2023
SPORT

Kapiteni Limani largohet nga Drita

31/05/2023

Elon Musk rimerr fronin, është sërish njeriu më i pasur në planet sipas Bloomberg

01/06/2023
0

Elon Musk ka rifituar pozicionin e tij si personi më i pasur në botë. Kjo është sipas një raporti të miliarderëve të...

Osmani thotë se nuk e ka në plan të takohet me Vuçiqin

01/06/2023
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk e ka në plan të takohet me homologun e saj nga...

Farat e lirit – Efektet pozitive dhe negative nga konsumi i tyre

01/06/2023
0

Ato mund të jenë të vogla, por këto fara kanë një ndikim të fuqishëm në shëndetin tuaj. AgroWeb.org ju njeh...

Ish-ministri Nenad Rikallo dënohet me 3 vjet burg

01/06/2023
0

Ish-ministri serb i Bujqësisë, Nenad Rikallo, është dënuar me 3 vjet burg nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Ai është dënuar...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.