TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sylvinho shpall listën ‘anti-Serbi’, me vetëm një risi te Kombëtarja

by tëvë1
4 muaj ago
1
A A
Sylvinho shpall listën ‘anti-Serbi’, me vetëm një risi te Kombëtarja

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho, të premten ka publikuar listën e lojtarëve në të cilët llogaritë për ndeshjen ndaj Serbisë.

Ndeshja Serbi – Shqipëri zhvillohet më 11 tetor në stadiumin “Duboçica” në Leskovc dhe i takon Grupit K të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Vlerësohet vendimtare për vendin e dytë në grup, që dërgon në plejof. Vendi i parë thuajse është i garantuar për Anglinë, që ka fituar pesë ndeshjet dhe udhëheq me 15 pikë.
Shqipëria është e dyta me tetë pikë nga pesë ndeshje, ndërsa Serbia mban vendin e tretë me shtatë pikë nga katër ndeshje.

Ekipi që fiton ndeshjen e së shtunës së javës së ardhshme do të bëjë hap vendimtar në garën për pozitën e dytë në grup.

Për ndeshjen e “rrezikshmërisë së lartë”, përzgjedhësi brazilian, Sylvinho, do të bazohet në lojtarë të konfirmuar.

Në mbrojtje është shtuar Klisman Cake i Shkëndijës së Tetovës. 26-vjeçari ka luajtur për U21 të Shqipërisë në të kaluarën.

Myrto Uzuni, Mirlind Daku, Armando Broja dhe Rey Manaj konkurrojnë për sulm.

Kuqezinjtë grumbullohen të hënën për ndeshjen në Leskovc. Shqipëria është në moment dukshëm më të mirë se Serbia. Më 9 shtator, Shqipëria fitoi 1:0 ndaj Letonisë, derisa Serbia u rrah keq, 5:0, nga Anglia në Beograd.

Në atë ndeshje pati shkelje të shumta të rregulloreve të FIFA-s. Për këtë federata serbe është dënuar me 80 mijë franga zvicerane dhe me mbylljen e 20 për qind të stadiumit për ndeshjen ndaj Shqipërisë.

Shqipëria e Serbia tashmë e kanë luajtur ndeshjen e parë në këtë cikël eliminator. Më 7 qershor në “Air Albania”, që ishte i mbushur me shikues, ndeshja përfundoi 0:0.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Atletico po e “shkel” Barcelonën në ‘Copa del Rey’, 4:0 pas pjesës së parë

Atletico po e “shkel” Barcelonën në ‘Copa del Rey’, 4:0 pas pjesës së parë

Sylvinho: Nuk po i mendojmë ndeshjet e Ligës së Kombeve

Sylvinho: Nuk po i mendojmë ndeshjet e Ligës së Kombeve

Foda flet për shortin e Nations League: “Austria është favorite e grupit“

Foda flet për shortin e Nations League: “Austria është favorite e grupit“

Shorti i Nations League, Franca kundër Italisë, Spanja me Anglinë dhe Gjermania – Holanda

Shorti i Nations League, Franca kundër Italisë, Spanja me Anglinë dhe Gjermania – Holanda

Vllasi: Qeveria Kurti lll e madhe si e Kinës, Osmani kandidatja më e mirë për presidente

Vllasi: Qeveria Kurti lll e madhe si e Kinës, Osmani kandidatja më e mirë për presidente

“InfoNata” 12.02.2026

“InfoNata” 12.02.2026

Maloku kritikon LDK-në për mosvotimin e rezolutës: Kalkulim i ulët politik

Maloku kritikon LDK-në për mosvotimin e rezolutës: Kalkulim i ulët politik

Atletico po e “shkel” Barcelonën në ‘Copa del Rey’, 4:0 pas pjesës së parë

Atletico po e “shkel” Barcelonën në ‘Copa del Rey’, 4:0 pas pjesës së parë

Sylvinho: Nuk po i mendojmë ndeshjet e Ligës së Kombeve

Sylvinho: Nuk po i mendojmë ndeshjet e Ligës së Kombeve

Foda flet për shortin e Nations League: “Austria është favorite e grupit“

Foda flet për shortin e Nations League: “Austria është favorite e grupit“

Ymeri: Kompania me të cilën është takuar Kurti ka fituar 1 milion euro dje për bartjen e rrymës

Ymeri thotë se gjykata ka hedhur poshtë padinë e KEK-ut ndaj saj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën