TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sylvinho optimist për triumf, paralajmëron ndryshime në formacion

by tëvë1
12 muaj ago
1
A A
Sylvinho optimist për triumf, paralajmëron ndryshime në formacion

Selektori i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho deklaroi në konferencë për shtyp se për Kombëtaren është një moment i mire përballja me Letoninë.

“Është një moment i mirë në Kombëtares. Edhe pse ka presion, kur e ke gjithçka në dorë vetë, është moment i mirë. Zakonisht kur ke rezultat të mirë, gjërat ndryshojnë për mirë. Më shumë sesa duhet të shqetësohem për lojtarët që nuk janë në listat e Europës, shqetësohem për lojtarët që kanë ndryshuar trajner apo ekip. Nuk jemi në atë nivel që të zgjedhim lojtarët që kanë më shumë minuta për të luajtur me ne. Ka ndodhur që kam sjellë një lojtar që në ndeshjet e fundit nuk kishte luajtur dhe kjo nuk më shqetëson”, deklaroi ai.

Sylvinho ishte i prerë në përgjigjen e tij, duke thënë se Shqipëria nuk është Spanja që të fitojë me rezultate të thella.

Po ashtu, ai paralajmëroi se për ndeshjen me Letoninë do të ketë ndryshime në formacion.

“Sigurisht që do të jetë një ndeshje kyçe. Po flasim për gjëra të ndryshme. Ndeshjet për të shkuar në Botëror janë të vështira. Dy ditë më parë pamë ndeshjen Letoni-Serbi. Ishin minuta të forta. Në futbollin modern, rezultate 6-0 ndodhin rrallë. I ndodhin ekipeve si Spanja. Më vjen keq ta them, por nuk jemi në atë nivel”, u shpreh Sylvinho.

Tekniku brazilian vlerësoi lartë Letoninë, ndërsa shtoi se për formacionin ende nuk ka vendosur.

“Letonia është një ekip fizik. Luftojnë gjithmonë për topin e tyre. Janë të mirë në goditjet standarde. Sa i përket ndeshjes me Gjibraltarin, ishte atmosferë ndryshe. Puna me kombëtare është ndryshe nga ajo në klub. Ishte hera e parë që Berisha luajti. Doja t’i shihja lojtarët e rinj. Tu kërkosh atyre 6-0 është e vështirë. Prisja më shumë, por po përgatitemi mirë. Ende nuk kam vendosur për titullarët, por do të ketë ndryshime. Formacionin do e vendos nesër”, tha Sylvinho.

Sylvinho deklaroi se Jasir Asani dhe Armando Broja janë në gjendje optimale dhe shtoi se vetëm njëri prej tyre mund të jetë në formacion të martën mbrëma.

“Asani dhe Broja janë shumë mirë. Në gjendje optimale. Janë lojtarë ndryshe në karakteristika, por shumë të mirë. Kanë besimin tim dhe më pëlqejnë. Ndoshta njëri prej tyre mund të startojë”, shtoi Sylvinho.

Sylvinho foli edhe për ndeshjet e kaluara kurse shtoi se Letoninë duhet patjetër ta mposhtin.

“Ndaj Anglisë kemi bërë mirë. Ndaj Andorrës kemi pasur performancë dhe rezultat të mirë. Ndaj Serbisë kishim lojë, por jo rezultatin. Në ndeshjen e fundit ndaj Letonisë nuk më pëlqeu pjesa e parë. Në raste kur do të shkosh në Botëror, janë gabime që i paguan shtrenjtë. Është një ndeshje kyçe. Çdo ndeshje është shumë e rëndësishme për Botërorin. Edhe ndeshja në Riga ishte po ashtu. Është një ndeshje e vështirë. Duhet të përgatitemi mirë. Jemi një. Duhet të futemi në fushë dhe të marrim fitoren. Edhe pse ka pak presion është ndeshje e rëndësishme”, u shpreh Sylvinho.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Malisheva dhe Drenica ndahen në paqe

Malisheva dhe Drenica ndahen në paqe

Malisheva dhe Drenica ndahen në paqe

Drenica merr një pikë në Malishevë, barazon rezultatin në kohën shtesë

Medon Berisha gati për Leccen pas lëndimit të rëndë

Medon Berisha gati për Leccen pas lëndimit të rëndë

Mourinho zbulon listën e të ftuarve për ndeshjen Real Madrid – Espanyol

Mourinho zbulon listën e të ftuarve për ndeshjen Real Madrid – Espanyol

​Ngërçi politik dhe ndikimi në ekonomi, bizneset paralajmërojnë pasoja të reja – bujqve u vonohen subvencionet

​Ngërçi politik dhe ndikimi në ekonomi, bizneset paralajmërojnë pasoja të reja – bujqve u vonohen subvencionet

Mërgimtarët po presin deri në 30 minuta në Merdarë

2 orë pritje për dalje nga Kosova në Merdarë, kolona arrin 1.2 kilometra

Incident i rëndë në KEK, vdes një punëtor

Njësia A4 rikthehet në operim, KEK njofton për startimin e saj

Dua Lipa feston sot ditëlindjen

Dua Lipa feston sot ditëlindjen

Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën nëna dhe fëmija

Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën nëna dhe fëmija

Këto janë çmimet e derivateve për sot

Publikohen çmimet e naftës dhe benzinës për sot, ja sa do të kushtojnë

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, dyshohet për ngacmim seksual

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën