TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sylvinho me dilema të mëdha, ky mund të jetë formacioni anti-Poloni

by Bujar Mehmeti
46 minuta ago
0
A A
Sylvinho me dilema të mëdha, ky mund të jetë formacioni anti-Poloni

E ka treguar vazhdimisht se nuk heq dorë nga të preferuarit e tij.

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, është një nga konservatorët e profesionit, e dihet se të tillë si Asllani, Bajrami, Shehu, Ajeti e Manaj janë lojtarët më të besuar të tij, si dikur Asani, pa harruar Hysajn e Mitajn.

Gjithsesi, në prag të duelit përcaktuese në plej-ofin e Botërorit, tekniku brazilian e sheh veten në vështirësi më të mëdha për të zgjedhur formacionin.

Jo vetëm sepse ka mungesa si ato të Manajt, Dakut e Berishës, por sidomos sepse në ekip sot ka 26 lojtarë që konkurrojnë fort për 11 vende në fushë.

Forma e jashtëzakonshme e Ernest Muçit në Turqi ka bërë që Silvinjo ta konsiderojë më seriozisht atë që e ka pasur zëvendësues luksi.

Edhe më problem është shpërthimi i Anis Mehmetit, i cili mund të thuhet se e ka siguruar me dhunë vendin në kombëtare.

Me formën e shkëlqyer në Angli, ai e meriton të luajë që nga minuta e parë, por me gati 3 vjet mungesë te kuqezinjtë, nuk është e lehtë për trajnerin që ta hedhë në fushë si titullar.

Ndoshta, do të vendoset në momentin e fundit, me Muçin që ka më shumë shanse, por edhe me Mehmetin që nuk mund të anashkalohet.

Braziliani ka të sigurt portën, mbrojtjen e mesfushën, pasi lojtarë si Gjimshiti, Hysaj, Mitaj, Ajeti, Shehu, Asllani e Laçi nuk lënë vend për dyshim.

Duhet parë nëse Bajrami do të jetë në repartin e sulmit, apo aty do të luajnë Broja e Uzuni, shkruan ‘abcnews’.

Silvinjo nuk ka probleme me lojtarët që ka grumbulluar, të gjithë janë në formë të mirë, ndonëse Broja ka luajtur pak ndërsa Ramadani, Uzuni e Gripshi kanë ardhur me vonesë.

Vlen të theksohet se tekniku pati minuta të tëra duke i vendosur lojtarët për të provuar penalltitë, pasi ndeshja ndaj Polonisë në Varshavë mund të vendoset edhe nga 11-metërshat.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Projeksionet favorizojnë Kosovën në Botëror, më pak Shqipërinë

Projeksionet favorizojnë Kosovën në Botëror, më pak Shqipërinë

Kombëtarja e Shqipërisë mbërrin në Varshavë

Kombëtarja e Shqipërisë mbërrin në Varshavë

Bastet favorizojnë Sllovakinë para ndeshjes me Kosovën 

Bastet favorizojnë Sllovakinë para ndeshjes me Kosovën 

Tifozat Kuq e Zi reagojnë pasi mbeten pa bileta për ndeshjen ndaj Polonisë 

Tifozat Kuq e Zi reagojnë pasi mbeten pa bileta për ndeshjen ndaj Polonisë 

Shkëlzen Jusaj president i Komunitetit të Bizneseve Kosovaro-Gjermano-Zvicerane, nis një epokë e re e organizimit

Shkëlzen Jusaj president i Komunitetit të Bizneseve Kosovaro-Gjermano-Zvicerane, nis një epokë e re e organizimit

Lladrovci paralajmëron fitore të reja: Drenasi do t’ju dalë kapuç me mangë

Lladrovci paralajmëron Hamzën: Veprime të pa ndryshuara, rrezikon lidershipin e PDK-së

Projeksionet favorizojnë Kosovën në Botëror, më pak Shqipërinë

Projeksionet favorizojnë Kosovën në Botëror, më pak Shqipërinë

Billbordet pa leje hiqen, Peci: Kërkova përjashtim për billbordin e Thaçit dhe Veselit

Billbordet pa leje hiqen, Peci: Kërkova përjashtim për billbordin e Thaçit dhe Veselit

Kombëtarja e Shqipërisë mbërrin në Varshavë

Kombëtarja e Shqipërisë mbërrin në Varshavë

Bastet favorizojnë Sllovakinë para ndeshjes me Kosovën 

Bastet favorizojnë Sllovakinë para ndeshjes me Kosovën 

Tifozat Kuq e Zi reagojnë pasi mbeten pa bileta për ndeshjen ndaj Polonisë 

Tifozat Kuq e Zi reagojnë pasi mbeten pa bileta për ndeshjen ndaj Polonisë 

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën