TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sylvinho: Jam i kënaqur me gjashtë pikë, por kemi edhe pesë finale

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Sylvinho: Jam i kënaqur me gjashtë pikë, por kemi edhe pesë finale

Dy fitore radhazi, me Moldavinë dhe Ishujt Faroe, duke bindur edhe me lojë, kuqezinjtë tashmë janë të pozicionuar në një vend komod në klasifikim, vendi i dytë në Grupin E me 6 pikë.

Por përpara është një rrugë sa e gjatë po dhe aq e vështirë. Trajneri i kuqezinjve, braziliani Sylvinho, në një intervistë të dhënë për “FSHF.org” ka theksuar se përpara janë akoma dhe pesë finale.

“Mund të flasim më mirë për katër muaj punë, por edhe për ndeshjen e parë me Poloninë. Më pas bëhet, jo thjesht më e lehtë, por sa herë që mblidhemi me lojtarët në grumbullim për 7 apo 10 ditë, bëhet më e lehtë për të punuar me ta, sepse ata i njohin tashmë praktikisht konceptet dhe idetë tona të futbollit. Njëkohësisht edhe ne si staf teknik i njohim më mirë lojtarët”.

“Mendoj se në dy ndeshjet e fundit kemi bërë një lojë të bukur, ishin dy sfida të ndryshme dhe të vështira. Moldavia është një skuadër e fortë fizikisht, e vendosur mirë në fushë, e përgatitur mirë. Në sulm ka lojtarë të fortë, por unë mendoj se ne e kemi menaxhuar shumë mirë ndeshjen dhe kemi merituar fitoren në të dyja sfidat. Më pas Ishujt Faroe ishte një transfertë shumë e vështirë, që nga udhëtimi, fusha me bar sintetik dhe në goditjet standarde viheshim në vështirësi”.

“Jam i kënaqur nga impenjimi, guximi i futbollistëve, të cilët luftuan në fushë, sepse më pas flitet që kemi luajtur mirë e kemi fituar, por edhe unë shoh shumë detaje të tjera, siç është rikuperimi i topit, shpirtin e garës se futbollistëve dhe zemrën e treguar në fushë mbi të gjitha në shtëpi në një stadium të mbushur me 20 mijë tifozë. Jam shumë i kënaqur në këtë aspekt”.

“Mendoj që t’i imponosh idetë skuadrës është diçka që kërkon kohë, jam absolutisht shumë i kënaqur kur nis grumbullimi me skuadrën, sepse kemi mundësi të përmirësohemi. Kjo është një pikënisje, jo një vijë finishi, prej katër muajsh punojmë bashkë me lojtarët. Kemi shumë për të përmirësuar të gjithë, por është një proces. Ata janë futbollistë të fortë, i kuptojnë menjëherë idetë dhe konceptet e futbollit”.

“Pjesa më e vështirë është që punohet shumë më video dhe kur mbërrijnë në grumbullim lojtarët kanë 3-4 ditë kohë dhe më pas është ndeshja, pas 3 ditësh, një tjetër ndeshje dhe nuk ka shumë kohë për t’u stërvitur shumë. Duhet të punojmë me video, por ata janë inteligjentë, futbollistë shumë të mirë për të prodhuar në fushë atë që kërkojmë ne”.

Në shtator janë dy ndeshje shumë të vështira ndaj Republikës Çeke në transfertë e më pas me Poloninë në shtëpi. Për Sylvinhon çdo sfidë duhet vlerësuar maksimalisht dhe këmbëngul në faktin se kombëtarja ka përpara edhe pesë finale për të arritur objektivin madhor të kualifikimit.

“Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme, ndeshja e parë në Poloni ishte e rëndësishme, dy ndeshjet e qershorit ishin shumë të rëndësishme dhe është e drejtë. Tani ndeshja më e rëndësishme e jona është ajo ndaj Republikës Çeke e më pas kemi Poloninë. Ne kemi për të luajtur 5 finale, duhet të luajmë fort në këto pesë ndeshje dhe të shohim më pas se çfarë do të ndodhë”.

“Pas Ishujve Faroe stafi teknik u kthye në Tiranë dhe për 3-4 ditë kemi vijuar punën bashkë për të përgatitur që tani disa gjëra për muajin gusht dhe shtator. Kemi bërë disa mbledhje me të gjithë dhe më pas do të kemi disa pushime. Unë do të kaloj kohë me familjen në Portugali. Programi është që të rikthehemi në fund të korrikut, kur nisin ndeshjet miqësore apo disa kampionate për të monitoruar disa prej futbollistëve tanë dhe të përgatitemi për ndeshjet e shtatorit”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sadiku pas fitores në “Taranto 2026”: Synoj medaljen e artë

Sadiku pas fitores në “Taranto 2026”: Synoj medaljen e artë

Donjeta Sadiku ia siguron Kosovës medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare

Donjeta Sadiku ia siguron Kosovës medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare

Valmir Matoshi le Thunin, transferohet në Austri te Sturm Graz

Valmir Matoshi le Thunin, transferohet në Austri te Sturm Graz

“Taranto 2026”: Vendi i fundit dhe i parafundit për Kosovën në not

“Taranto 2026”: Vendi i fundit dhe i parafundit për Kosovën në not

Bytyqi: Qeveria s’ka përgjegjësi ku riparohen vagonët, tenderi u fitua nga një i afërt me Aleancën

Bytyqi: Qeveria s’ka përgjegjësi ku riparohen vagonët, tenderi u fitua nga një i afërt me Aleancën

Analistët shprehen pesimistë se do të ketë marrëveshje për presidentin

Analistët shprehen pesimistë se do të ketë marrëveshje për presidentin

Kurti: Askush se di çfarë do të ndodhë nëse nuk respektohet afati i Gjykatës Kushtetuese

Kurti: Qëndrimi i Ukrainës për Kosovën nuk qëndron përballë fakteve

Emisioni “Info Nata” 24.08.2026

Emisioni “Info Nata” 24.08.2026

Vetura godet një këmbësor në rrugën Prishtinë-Podujevë

Edhe nesër kufizime për automjetet mbi 20 tonë për shkak të temperaturave të larta

Edhe nesër kufizime për automjetet mbi 20 tonë për shkak të temperaturave të larta

Një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë në Lushnje

Një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë në Lushnje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën