TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sylejmani: KFOR-i të tregohet më i ashpër me xhandarmërinë serbe

by teve1
11 muaj ago
0
A A
Sylejmani: KFOR-i të tregohet më i ashpër me xhandarmërinë serbe

Koloneli në pension i Policisë, Rrahman Sylejmani, vlerëson se KFOR-i duhet të tregohet më i ashpër ndaj xhandarmërisë serbe pasi sipas tij ata po e keqpërdorin lirinë dhe po shihen vend e pavend pa nevojë e pa koordinim.

Ai ka thënë se heshtjen e KFOR-t dhe mos ndëshkimin e veprimeve të tyre nga bashkësia ndërkombëtare, xhandarmëria serbe e merr si miratim dhe prandaj vazhdojnë të sillen kështu.

“Duhet të kërkohet nga KFOR-i që të është më i ashpër dhe të reagojë sepse mua po më brengos që nuk ka reagim as në situatën e tanishme e as në situatat e mëparshme, gjithmonë gjendet një justifikim se ne të paktën ndonjë reagim publik nuk kemi parë çka ishte dashur, sepse këta po e keqpërdorin dhe herë pas here po shihen sa në vendkalime kufitare sa në brezin e gjelbër vend e pavend, pa ndonjë nevojë e pa ndonjë koordinim. Edhe ata e kanë obligim me i koordinu veprimet e tyre me KFOR-in nëse vec duan të kenë bashkëpunim të mirëfilltë, sikurse ne që i kemi planet e përbashkëta me KFOR-in por përderisa nuk ka informata, sepse kur ‘shukat’ faktori ndërkombëtar atëherë është si një lloj miratimi, sepse ata e marrin në atë mënyrë dhe prandaj edhe bëhen këto defilime sepse nuk kanë kurrfarë konsekuencash për ato veprime të tyre nga bashkësia ndërkombëtare”, ka thënë ai në emisionin “Ditari” në tëvë1.

Po ashtu, Sylejmani këto veprime i sheh edhe si keqpërdorim të raporteve të bashkëpunimit me KFOR-in dhe bashkësinë ndërkombëtare sepse siç është shprehur ‘paraqitja e tyre në vendkalimin kufitar nuk beson se është me miratimin e KFOR-it’.

“Kjo do të thotë se ata po keqpërdorin edhe raportet e bashkëpunimit që ata i quajnë me KFOR-in dhe bashkësinë ndërkombëtare e sidomos me KFOR-in se ai është përgjegjës për kontrollin e tërë brezit të gjelbër, pra vijës kufitare. KFOR-i me vetë faktin që e ka mandatin për kontrollim të vijës kufitare ata patrullojnë me policinë e Kosovës këtë pjesën tonë, por patrullojnë edhe me pjestarët e xhandarmërisë serbe në atë pjesën andej. Këtu paraqitja e tyre në vendkalimin kufitar nuk besoj se është me miratimin e KFOR-it”, ka shtuar ai.

Pas rastit në Kamenicë, të hënën xhandarmëria serbe janë vërejtur në pikën kufitare Merdar ku sipas pamjeve të publikuara nga Policia e Kosovës, ata kanë shkelur vijën kufitare dhe kanë qëndruar aty për disa minuta.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se kjo qasje e Serbisë është hegjemoniste dhe se Kosova nuk do të bije në provokimet e saj/teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia apelon për kujdes në komunikacion, shkak kushtet atmosferike

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

​Krasniqi: Degradimi i raporteve me SbBA-në i konvenon vetëm kundërshtarëve të Kosovës

​Krasniqi: Degradimi i raporteve me SbBA-në i konvenon vetëm kundërshtarëve të Kosovës

Sfidat në vreshtat e Rahovecit – Fermerët ankohen për mungesë të fuqisë punëtore

Sfidat në vreshtat e Rahovecit – Fermerët ankohen për mungesë të fuqisë punëtore

Pse kryetarët e komunave s’realizuan të gjitha premtimet?

Pas pezullimit të dialogut strategjik kërkohet reflektim nga liderët shtetërorë

Pas pezullimit të dialogut strategjik kërkohet reflektim nga liderët shtetërorë

Mbi 600 policë me sëmundje të rëndë e kronike detyrohen të paraqiten në punë

Mbi 600 policë me sëmundje të rëndë e kronike detyrohen të paraqiten në punë

Emisioni “Këndi i Debatit” 13.09.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 13.09.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën