TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dimić kritikon Vuçiqin: Serbët e Kosovës u sollën në “kontejner” nga politika e Beogradit

by Tëvë1
8 muaj ago
1
A A
Dimić kritikon Vuçiqin: Serbët e Kosovës u sollën në “kontejner” nga politika e Beogradit

Gazetari dhe analisti nga Beogradi, Radomir Dimić, ka reaguar ashpër ndaj politikave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vučić, duke thënë se vetë politika e Beogradit i ka sjellë serbët e Kosovës në situatën e sotme.

Në një reagim publik, Dimić tha se është paradoksale që Vuçiçi të takojë qytetarët në një “kontejner”, kur sipas tij pikërisht politika e tij i ka nxitur serbët të largohen nga institucionet e Kosovës.

“Vuçiçi do të shkojë personalisht në kontejner për të pritur serbët që hyjnë dhe dalin. Por pikërisht ai i solli në këtë situatë, kur i ftoi të largohen nga institucionet e Kosovës për të protestuar ndaj politikës së Albin Kurti”, ka shkruar Dimić.

Ai ka përmendur edhe marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe Ohër, duke thënë se përmes tyre Serbia ka pranuar tërheqjen nga institucionet në Kosovë.

Sipas analistit nga Beogradi, situata është përkeqësuar edhe pas ngjarjeve në Banjska, ku pas incidentit shumë serbë nga veriu i Kosovës u larguan drejt Serbisë ose vendeve të tjera.

Dimić vlerëson se serbët e Kosovës janë përdorur për vite me radhë si instrument politik nga liderët në Beograd, duke përmendur se kjo politikë, sipas tij, ka nisur që nga koha e ish-presidentit serb Slobodan Milošević.

“Serbët e Kosovës kanë qenë për një kohë të gjatë një mjet në duart e politikës serbe. Tragjedia e tyre shpesh është përdorur për qëllime politike”, ka theksuar ai.

Sipas Dimićit, takimet dhe premtimet e reja nuk do ta ndryshojnë realitetin në terren, pasi shumë serbë në Kosovë nuk shohin perspektivë për të ardhmen e tyre.

Ai shton se pa një zgjidhje të qëndrueshme dhe pa perspektivë institucionale, ekziston rreziku që të vazhdojë largimi i serbëve nga Kosova.

Tags: analistgazetarRadomir Dimić
ShareTweet

Postime të ngjashme

U vazhdohet edhe për 48 orë masa e ndalimit të dyshuarve për sulm ndaj kryetarit të Pejës

Djali 12-vjeçar i Arlinda Zekajt dërgohet në strehimore pas vrasjes së nënës

Peci thotë se kanë pushuar hetimet ndaj tij për grantet: Zyrtarët e LDK-së do të përballen me kallëzim penal

Peci thotë se kanë pushuar hetimet ndaj tij për grantet: Zyrtarët e LDK-së do të përballen me kallëzim penal

Kurti kritikon LDK-në: Të tregojë për kë janë 15 nënshkrimet dhe të caktojë kandidatin për president

​Kurti përuron Njësinë Koronare, premton kushte më të mira për pacientët dhe stafin mjekësor

Shiroka-Pula pret ministrin malazez Dukaj, në fokus bashkëpunimi Kosovë–Mal i Zi

Shiroka-Pula pret ministrin malazez Dukaj, në fokus bashkëpunimi Kosovë–Mal i Zi

Analisti i VAR-it, Ramiz Shala, kërcënohet nga ish-zyrtari i Llapit, Amrush Batatina

Analisti i VAR-it, Ramiz Shala, kërcënohet nga ish-zyrtari i Llapit, Amrush Batatina

Siria i quan sulmet vdekjeprurëse të Jordanisë shkelje “të papranueshme” të hapësirës ajrore

Siria i quan sulmet vdekjeprurëse të Jordanisë shkelje “të papranueshme” të hapësirës ajrore

Vuçiqi jep dorëheqje nga posti i presidentit të Serbisë

Bozhoviq paralajmëron: Vuçiqi u rrëzua, por strukturat e tij në Kosovë dhe rajon mbeten aktive

U vazhdohet edhe për 48 orë masa e ndalimit të dyshuarve për sulm ndaj kryetarit të Pejës

Djali 12-vjeçar i Arlinda Zekajt dërgohet në strehimore pas vrasjes së nënës

Zhegrova vlerësohet për paraqitjen ndaj Galatasarayt

Zhegrova në stol edhe ndaj Genoas

Haxhiu pritet në Shkup,riafirmohet bashkëpunimi ndërmjet dy parlamenteve

Haxhiu pritet në Shkup,riafirmohet bashkëpunimi ndërmjet dy parlamenteve

Ronaldo me shifër prej 975 golave në karrierë

Ronaldo drejt kthimit te Portugalia

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën