TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sylejmani: E mundshme kapja gabimisht e dikujt nga Policia

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Sylejmani: E mundshme kapja gabimisht e dikujt nga Policia

Koloneli në pension i Policisë, Rrahman Sylejmani, ka thënë se është e mundshme të ndodhë kapja e një personi të gabuar nga ana e Policisë nëse ka një përshkrim nga dëshmitarët okular që i përshtatet profilit të të dyshuarit.

Mirëpo sipas Sylejmanit kjo gjë mund të eliminohet gjatë marrjes në pyetje ku ka thënë se mund të kuptohet a ka lidhje i dyshuari me rastin konkret ose jo.

“Mund të ndodhë sepse nëse kanë pasur një përshkrim të tillë qoftë nëse e kanë marrë prej dëshmitarëve okular apo prej ndonjë incizimi të ndonjë kamere aty për aty ata munden por ajo mund të eliminohet qysh në hapin e parë sepse ata mund ta shohin gjatë marrjes në pyetje si i dyshimtë dhe të dihet a ka lidhje me rastin konkret ose jo dhe ta lirojnë”, ka thënë ai në emisionin “Ditari”, në tëvë1.

Ndërkaq për mbajtjen në paraburgim gabimisht për 48 orë ish-koloneli Sylejmani ka thënë se është kohë e gjatë pasi ka treguar se edhe me ligj parashihet maksimumi deri në gjashtë orë.

“Po sigurisht që është kohë tepër e gjatë sepse duhet brenda një ore ose deri në 6 orë maksimum sepse edhe ligji i procedurës penale e parasheh deri në gjashtë orë. Mund t’i ndalojnë deri në gjashtë orë edhe persona të tjerë qoftë në vendin e ngjarjes apo në perimetër më të gjerë, por jo ta lënë ta fusin në burg sepse dikush është dashur para se ti caktohet paraburgimi prej 48 orësh ta zhvillojnë një bisedë preliminare informative me të dhe të shohin a ka njohuri për rastin, e jo t a lënë të qëndrojë 48 orë dhe pastaj ta shohin se kanë gabuar. Aty po del se askush se ka bërë këtë po vetëm e kanë vendosur në paraburgim”, ka shtuar ai.

Të hënën në Ferizaj një person sulmoi me thikë katër persona në tri zona të ndryshme të qytetit.

Lidhur me rastin, Policia fillimisht kishte arrestuar një person i cili sipas tyre i është përshtatur profilit të të kërkuarit por që të njëjtin më pas e kishte liruar pasi ka rezultuar se është arrestuar gabimisht.

“Si fillim është ndaluar një person tjetër i cili u raportua në media E.S, i njëjti i është përshtatur profilit të të dyshuarit. E kanë shiku atë, i kanë shiku kamerat, veshjen gjithçka është përshtat me të kërkuarin dhe me ngjarjen. Pra kanë qenë dyshimet e para se ai ka kryer këtë vepër penale, por më vonë është ndaluar një tjetër person që në fakt ka rezultuar që tashmë është i dyshuari kryesor në këtë rast. Pra ndalimi i tij është bërë për shkak se të dhënat i janë përshtatur profilit të të kërkuarit. Por për detaje të tjera besoj do të sqarohet Policia e Kosovës”, ka thënë zëdhënësja e Prokuroria Themelore në Ferizaj, Vjosa Baftiu, për Tëvë1.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Njësitet e Policisë, EULEX-it në lokacionin e dyshuar për varrezë masive në Kalludër të Zubin Potokut

Identifikohet dhe një lokacion në Zubin Potok ku dyshohet për mbetje mortore

Çka po premtohet e çfarë po kërkojnë shoqatat e dala nga lufta?

OVL-UÇK: Nderimi i njësive serbe, mohim i krimeve

Osmani:Kandidimi kërkesë e qytetarëve, jo ambicie personale

Osmani:Serbia ende fle mbi varreza masive

​Java e ardhshme me temperatura të larta, maksimalja 38 gradë Celsius

​Java e ardhshme me temperatura të larta, maksimalja 38 gradë Celsius

Njësitet e Policisë, EULEX-it në lokacionin e dyshuar për varrezë masive në Kalludër të Zubin Potokut

Identifikohet dhe një lokacion në Zubin Potok ku dyshohet për mbetje mortore

Çka po premtohet e çfarë po kërkojnë shoqatat e dala nga lufta?

OVL-UÇK: Nderimi i njësive serbe, mohim i krimeve

Osmani:Kandidimi kërkesë e qytetarëve, jo ambicie personale

Osmani:Serbia ende fle mbi varreza masive

​Java e ardhshme me temperatura të larta, maksimalja 38 gradë Celsius

​Java e ardhshme me temperatura të larta, maksimalja 38 gradë Celsius

IKSHPK kërkon kujdes për shkak të temperaturave të larta

​Vala e të nxehtit, IKShPK: Kujdes për të moshuarit, mos i lini fëmijët vetëm në veturë

​Kërcimet nga “Ura e Fshajt” në Gjakovë, traditë 78 vjeçare përherë me adrenalinë të lartë

​Kërcimet nga “Ura e Fshajt” në Gjakovë, traditë 78 vjeçare përherë me adrenalinë të lartë

Tërmet i fuqishëm në SHBA, lëshohet paralajmërimi për cunami

Tërmet në Elbasan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën