TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Syla: Anëtarësimi në NATO është i nevojshëm

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
​Syla: Anëtarësimi në NATO është i nevojshëm

Ai thotë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është i nevojshëm dhe shton se Forca do të arrijë të përfundojë planin e transformimit në ushtri me kapacitete të plota më herët nga se është paraparë.

Pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia dhe zhvillimeve rreth sigurisë në Evropë, institucionet e Kosovës janë treguar shumë të zëshme rreth nevojës që shteti të bëhet sa më parë anëtar i NATO-s.

Numri dy në Ministrinë e Mbrojtjes thotë për KosovaPress, se gjasat janë reale që të hartohet kërkesa zyrtare për aplikim por nuk ka dhënë detaje.

Syla: Besoj që nisma për anëtarësim në NATO të ketë rezultat.

“Është një vullnet i jashtëzakonshëm, është një zë i ngritur, i artikuluar dhe besoj që ky zë do të shkojë në vendin e duhur për t’u bërë realitet një synim i joni i kahershëm…Ky (aplikimi për anëtarësim në NATO) është proces politik që qeveria me mekanizmin e vet ka bërë të mundshëm të lëvizë mekanizmi dhe kemi një inkurajim nga shtetet e tjera të cilat gjithnjë po na mbështesin në këtë drejtim. Besoj dhe shpresoj që kjo nismë do të jetë me rezultat… Edhe Kuvendi, edhe instancat e tjera janë në këtë dinamizëm për t’i shtuar sa më shumë këtij zëri dhe për ta bërë një ditë të artikulueshëm por edhe të arrijë aty ku duhet, mekanizmi ndërkombëtar ta shoh se është e nevojshme dhe është kërkesë legjitime e jona që të bëhet realitet”, thotë zëvendësministri i Mbrojtjes.

Përmes një rezolute, edhe Kuvendi i Kosovës i ka kërkuar Qeverisë që të ndërmarrë hapat e nevojshëm për aplikim për anëtarësim në NATO.

Autoritetet në Kosovës e kanë cilësuar domosdoshmëri anëtarësimin në NATO, pas situatës së ndjeshme të sigurisë që rrjedh nga sulmi i Rusisë në Ukrainë.

Megjithatë, zëvendësministri i mbrojtjes thotë se Kosova është e sigurt dhe po shkon në drejtimin e duhur.

Syla: Të gjithë potencialin jemi duke e vënë në shërbim të ngritjes së kapaciteteve

“Ne jemi të sigurt dhe jemi duke shkuar rrugës së sigurt, gjithë potencialin tonë edhe të dijës, edhe të formave dhe mënyrave të tjera jemi duke i vënë në shërbim të ngritjes së kapaciteteve, në shërbim të shkollimit, të trajnimit, të stërvitjes, të plotësimit të kapaciteteve të gjithave që i nevojiten një ushtrie. Edhe infrastruktura, edhe plotësimi me mjete, me pajisje, edhe personelin. Jemi duke punuar natë e ditë për ta kompletuar, për ta bërë të aftë që nesër të jemi të gatshëm, që ne të jemi të sigurt dhe amanetin e dëshmorëve, mundin, sakrificën ta çojmë në vend”, thotë Syla.

Forca e Sigurisë së Kosovës aktualisht është në proces të transformimit në ushtri, proces ky i cili zyrtarisht ka nisur në janar të vitit 2019.

Është thënë se Forcës i nevojitet një periudhë kohore prej 10 vjetësh për t’u transformuar në ushtri me kapacitete të plota.

Megjithatë, zëvendësministri i Mbrojtjes shprehet optimist se transformimi do të përmbyllet shumë më herët nga se është paraparë.

Syla: Shpresojmë të përfundojmë planin e tranzicionit shumë më herët

“Plani i tranzicionit është më i gjatë por ne jemi shumë afër plotësimit të atyre kapaciteteve. Ne shpresojmë që paraprakisht ne do ta plotësojmë dhe nuk do të presin deri në ato vite kur janë bukur të gjata, sepse me buxhetin e rritur, me kapacitetet tona, me vullnetin tonë, me dinamizmin që kemi shtuar, ne jemi të bindur se do ta plotësojmë shumë më herët sesa që është i paraparë”, thotë Syla.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla ka folur për KosovaPress, në shënimin e 24 vjetorit të Epopesë së lavdishme të UÇK-së, për çka ka thënë se është akti më i shenjtë i popullit shqiptar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një veturë bie në Liqenin e Ujmanit, s’ka të lënduar

Një veturë bie në Liqenin e Ujmanit, s’ka të lënduar

​Procesi i numërimit përfundon në tre komuna, fillon në tre tjera

​Procesi i numërimit përfundon në tre komuna, fillon në tre tjera

Garë e nxehtë mes VV-së dhe PDK-së në Mitrovicën e Jugut – këto janë rezultatet deri tani

Garë e nxehtë edhe për kandidatët për asamblist në Mitrovicën e Jugut, PDK prinë e para

Gaxherri: LDK s’do të jetë në koalicion me VV-në, s’ka asnjë ndryshim

Kjo është kandidatja për asambliste nga partia e Ramiz Lladrovcit, që ka marrë 1,988 vota

Kjo është kandidatja për asambliste nga partia e Ramiz Lladrovcit, që ka marrë 1,988 vota

Mijëra të liruar, dhjetëra trupa të kthyer: pasojat e burgimit izraelit

Mijëra të liruar, dhjetëra trupa të kthyer: pasojat e burgimit izraelit

Ky është kandidati për asamblist nga VV-ja  në Fushë Kosovë që deri më tani ka marrë më shumë vota

Ky është kandidati për asamblist nga VV-ja në Fushë Kosovë që deri më tani ka marrë më shumë vota

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën