TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sveçla: Xhandarmëria do të forcojë kufijtë dhe reagimin ndaj kërcënimeve, grupi punues po analizon modelin e funksionimit

by Tëvë1
2 muaj ago
1
A A
Sveçla: Xhandarmëria do të forcojë kufijtë dhe reagimin ndaj kërcënimeve, grupi punues po analizon modelin e funksionimit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në konferencë për media ka folur në lidhje me themelimin e grupit punues për themelimin e xhandarmërisë.
Sveçla tha se xhandarmëria do të funksionoj si agjenci ekzekutive në kuadër të MPB-së.

“Në kuadër të kompetencave të mija si ministër i MPB-së, unë kam themeluar grupin punues për analizimin dhe propozimin e modaliteteve, për themelimin e xhandarmërisë, me qëllim të forcimit të kontrollit të vijës kufitare, mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit, si dhe reagim të shpejtë ndaj kërcënimeve të përmasave të nivelit të lartë.”

“Tashmë grupi punues është duke punuar në analizimin e aspekteve ligjore, institucionale, organizative, financiare dhe operacionale të themelimit të xhandarmërisë si agjenci ekzekutive në kuadër të MPB-së, përmes ligjit të veçantë. Themelimi dhe funksionalizimi i xhandarmërisë do t’i mundësoj Policisë së Kosovës që të fokusohet në sigurinë dhe rendin publik, parandalimin dhe hetimin e krimit, siguri në komunikacion dhe në detyrat e tjera sipas autorizimeve ligjore. Grupi Punues ka për detyrë të analizojë kornizën ligjore në fuqi për krijimin e bazës së re ligjore për themelimin e xhandarmerisë si njësi e veçantë në kuadër të MPB-së.”

“Grupi Punues për përmbushjen e detyrave të tij do të organizojë konsultime profesionale. Në këtë kuadër të këtij procesi do të analizohen edhe praktikat ndërkombëtare të vendeve që kanë modele të ngjashme të organizimit të xhandarmërisë me theks të veçantë të vendeve anëtare të NATO-s dhe BE-së.”

“Qasja jonë do të jetë transparente dhe në koordinim me të gjitha institucionet e mbrojtjes dhe secili rekomandim që i bashkëngjitet standardeve demokratike të kontrollit civil dhe institucional do të merret në konsideratë. Do të trajtohet në koordinim të plotë me të gjithë ata që janë paraparë sipas rregullative ligjore dhe në respektim të sundimit të ligjit e kontrollit institucional. Qeveria do të vazhdojë të avancojë kapacitetet moderne në përputhej me standardet euroatlantike dhe të institucioneve të tjera.”, u shpreh ai, duke shtuar se përfaqësues nga MPB, Policia, AME dhe të gjithë ata që merren me siguri do të jenë në grupin punues.

Tags: ministri i puneve te brendshmeTeve1XhandarmeriaXhelal Svecla
ShareTweet

Postime të ngjashme

Qorrolli flet për takimin me LDK-në: Pozita e Kurtit është e padiskutueshme, të tjerat negociohen

Qorrolli flet për takimin me LDK-në: Pozita e Kurtit është e padiskutueshme, të tjerat negociohen

Qorrolli: PDK-në në opozitë e ka lënë populli, refuzimi i takimit është sabotim i konstituimit të institucioneve

Qorrolli: PDK-në në opozitë e ka lënë populli, refuzimi i takimit është sabotim i konstituimit të institucioneve

Sot nis greva e punëtorëve të sigurimit të QKUK-së

Spitali i Gjakovës jep detaje për aksidentin në Mrasor: 10 persona morën trajtim, dy u dërguan në QKUK

Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent apel urgjent për bujqit dhe qytetarët

Zyrtare: “Një magjistar ngjitet në skenë”, Bajramin e prezantojnë në mënyrë brilante te skuadra e re

Zyrtare: “Një magjistar ngjitet në skenë”, Bajramin e prezantojnë në mënyrë brilante te skuadra e re

“Info Nata”- 03.08.2026

“Info Nata”- 03.08.2026

Sot nis greva e punëtorëve të sigurimit të QKUK-së

Spitali i Gjakovës jep detaje për aksidentin në Mrasor: 10 persona morën trajtim, dy u dërguan në QKUK

Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent apel urgjent për bujqit dhe qytetarët

Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent apel urgjent për bujqit dhe qytetarët

​Protesta në Tiranë në ditën e 65-të, kërkesat e pandryshuara

​Protesta në Tiranë në ditën e 65-të, kërkesat e pandryshuara

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën