TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sveçla takohet me Escobarin: E falënderova për ndihmën bujare që i ka dhënë Kosovës ndër vite

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Sveçla takohet me Escobarin: E falënderova për ndihmën bujare që i ka dhënë Kosovës ndër vite

Sveçla bëri të ditur se gjatë këtij takimi e falënderoi Escobarin për rolin e tij në procese të rëndësishme për Kosovën, si dhe siç bën të ditur ai, edhe për ndihmën bujare që i ka dhënë vendit ndër vite.

“Gjatë këtij takimi e falënderova z. Escobar për rolin e tij në procese të rëndësishme për vendin tonë dhe për ndihmën bujare që i ka dhënë shtetit të Kosovës ndër vite. Theksova gjithashtu nevojën për të forcuar më tej aleancën me SHBA-në në fushat me interes të përbashkët. Gjatë këtij takimi u bisedua për arritjet konkrete të Ministrisë së Punëve të Brendshme në fushën e luftimit të krimit, korrupsionit dhe terrorizmit dhe nevojën e bashkëpunimit të ngushtë për stabilitet afatgjatë në rajon dhe më gjerë. Me z. Escobar diskutuam edhe për konfliktin ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë dhe qëndrimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj të drejtave të popullit ukrainas si dhe gatishmërinë e qeverisë sonë për të qenë një partner i besueshëm në sigurimin e paqes dhe stabilitetit”, ka shkruar Sveçla.

Ai shtoi se Escobari ka shprehur mirënjohje për qëndrimin e Kosovës në mbështetje të Ukrainës dhe po ashtu shprehu falënderim për strehimin e përkohshëm të afganëve.

“Z.Escobar shprehu mirënjohjen e thellë për qëndrimin e Kosovës në mbështetje të Ukrainës dhe garantoi përkushtimin e tij dhe të Qeverisë së SHBA-së për të mbështetur plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës. Ai po ashtu falënderoi Kosovën për mbështetjen e saj në strehimin e përkohshëm të qytetarëve afganë si dhe gatishmërinë e treguar nga Qeveria e Kosovës për pranimin e refugjatëve nga Ukraina”, ka shkruar Sveçla në një postim në Facebook.

Ministri Sveçla theksoi se dyshja u dakorduan që të intensifikojnë më tej bashkëpunimin mes dy vendeve drejt sundimit të ligjit në Kosovë, stabilitetit në rajon dhe unitetit për një përfundim paqësor të konfliktit në Ukrainë. /Teve1.info/

Tags: EscobarSveçla
ShareTweet

Postime të ngjashme

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet i kërkuari për vrasje në tentativë dhe i dënuar me burgim

Mustafa thotë se Kosova A është tërësisht jashtë funksionit

Lushaku i reagon Nagavcit për emrin e presidentit

Nagavci: Opozita ka tendencë ta dërgojë vendin në zgjedhje

Nagavci: Nuk kemi pranuar propozime zyrtare nga PDK e LDK për presidentin, mbesim në pritje

Bahtiri: Hapjen e Urës së Ibrit e duan të gjithë qytetarët, qëndrimi i BE-së i padrejtë

Bahtiri: Jemi duke bërë përpjekje maksimale që nesër të kemi Presidentin e zgjedhur

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet i kërkuari për vrasje në tentativë dhe i dënuar me burgim

Mustafa thotë se Kosova A është tërësisht jashtë funksionit

Lushaku i reagon Nagavcit për emrin e presidentit

Behije Mustafa fiton të artën në Spanjë

Behije Mustafa fiton të artën në Spanjë

Nagavci: Opozita ka tendencë ta dërgojë vendin në zgjedhje

Nagavci: Nuk kemi pranuar propozime zyrtare nga PDK e LDK për presidentin, mbesim në pritje

Bahtiri: Hapjen e Urës së Ibrit e duan të gjithë qytetarët, qëndrimi i BE-së i padrejtë

Bahtiri: Jemi duke bërë përpjekje maksimale që nesër të kemi Presidentin e zgjedhur

Auto Draft

Protestojnë banorët e Besisë, kërkojnë rrethrrotullim në qendër të fshatit

Auto Draft

Disa komuna pa investime kapitale, përmbaruesi i lë pa para

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën