tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Sveçla: Sulmuesit e Policisë janë rusë dhe serbë

tëvë1 nga tëvë1
24/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se sulmuesit e policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit janë qytetarë rusë dhe serbë, raporton teve1.info

Sveçla gjatë një deklarate para gazetarëve, tha se disa prej tyre janë nga organizata “Mbrojtja Civile”.

Sipas tij, aksioni i Policisë së Kosovës po vazhdon jashtë Manastirit të Banjskës.

“Vizituam vendin e ngjarjes, ku pak pas orës tre të mëngjesit, grupe të armatosura sulmuan patrullën tonë policore, meqë rast vranë rreshterin tonë Afrim Bunjaku. Po ashtu kishim një zyrtarë tjetër të plagosur dhe një të lënduar. Pas kësaj përgjigjja e zyrtarëve policorë të Kosovës ishte e menjëhershme, profesionale për një kohë relativisht të shkurtër e vendosën gjithë këtë territor në kontroll, ajo u bë pas një numri të betejave, ku kishim edhe një zyrtar tjetër të lënduar lehtë. Me këtë rast ne kemi po ashtu gjashtë të arrestuar dy nga ta të plagosur me uniformë të armatusur dhe katër të tjetër me radiolidhje, dhe së paku tre sulmues të vrarë për të cilët janë duke u bërë procedura e identifikimit. Policia e Kosovës ka zbuluar një sasi të jashtëzakonshme të armatimit të rëndë këmbësorie eksploziv, logjistikë, ushqime pajisje për barrikada, lirisht mund të themi që ishin pajisje për disa qindra sulmues të tjerë”, ka thënë Sveçla.

​Kurti: Kosova mbetet palë konstruktive në procesin e dialogut

09/12/2023

​Ushtarët e KFOR-it dhurojnë vullnetarisht gjak

09/12/2023
Foto ilustruese

Grabitje me armë në Tiranë, qëllohet në drejtim të policisë

09/12/2023

Haradinaj: Leonard Llolluni do jetë kandidat i AAK-së për kryetar të Junikut

09/12/2023

Walker për Hill: Nuk po e ndihmon procesin e dialogut me deklaratat që po bën

09/12/2023

Prokuroria konfirmon arrestimin e të dyshuarit të katërt për vrasjen e Liridona Ademajt

09/12/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.