TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Supremja: Ministrat që janë edhe deputetë nuk mund të nxjerrin akte nënligjore

by teve1
11 muaj ago
0
A A
Supremja: Ministrat që janë edhe deputetë nuk mund të nxjerrin akte nënligjore

Gjykata Supreme e Kosovës ka vlerësuar të martën se nxjerrja e akteve nënligjore nga një person që ushtron njëkohësisht detyrën e deputetit dhe të ministrit është e kundërligjshme dhe shkel dispozitat kushtetuese.

Ky konstatim ka ardhur në lidhje me Udhëzimin Administrativ nr. 01/2025 për arkat fiskale digjitale, të nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ku Supremja ka argumentuar se, sipas nenit 28 dhe 29 të Ligjit Nr. 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës, mandati i anëtarëve të Qeverisë përfundon me zgjedhjen si deputetë, ndërsa mandati katërvjeçar i Qeverisë përfundon me mbylljen e legjislaturës së Kuvendit.

Në pjesën e vendimit, theksohet gjithashtu se neni 31 i Ligjit për Qeverinë kufizon veprimet e Qeverisë në dorëheqje vetëm në aktivitetet e domosdoshme dhe të planifikuara në Planin Vjetor të Punës dhe Ligjin e Buxhetit, duke përjashtuar “miratimin e akteve nënligjore normative të reja”.

“Për gjykatën ishte i pakontestueshëm fakti se nga certifikimi zyrtar i rezultateve të zgjedhjeve, më datë 27.3.2025, ministri i MFPT-së, Hekuran Murati, figuron si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Sipas nenit 71 të Kushtetutës, ushtrimi i funksioneve të deputetit dhe të ministrit në të njëjtën kohë është i ndaluar. Pra, nxjerrja e udhëzimit administrativ nga një person që ushtron njëkohësisht detyrën e deputetit dhe të ministrit është e kundërligjshme dhe shkel dispozitat kushtetuese”, thuhet në aktgjykimin e Supremes.

Gjykata citon faktin se, që nga 27 marsi 2025, kur u certifikuan zyrtarisht rezultatet e zgjedhjeve, Hekuran Murati figuron si deputet, gjë që, sipas nenit 71 të Kushtetutës, e bën të paligjshëm ushtrimin e funksioneve të dyfishta si deputet dhe ministër.

“Prandaj, përderisa akti i kontestuar është nxjerrë nga një autoritet i paautorizuar dhe në mungesë të kompetencës ligjore, si dhe është në kundërshtim me parimet e ndarjes dhe kontrollit të pushteteve, Gjykata vlerëson se akti i kontestuar duhet të shfuqizohet si i kundërligjshëm dhe në shkelje të dispozitave kushtetuese,” përfundon vendimi.

Me këtë vendim, Udhëzimi për arkat fiskale digjitale i hartuar nga Ministria e Financave është hedhur poshtë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Garat çiklistike, sot mbyllen përkohësisht autostradat “Arbën Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova”

Sot do të ketë mbyllje të përkohshme të një korsie të autostradës “Arbën Xhaferi”

Nis ndërtimi i urës së tretë mbi lumin Ibër, Kurti: Sa më shumë ura, aq më e fortë lidhja

Nis ndërtimi i urës së tretë mbi lumin Ibër, Kurti: Sa më shumë ura, aq më e fortë lidhja

Fokusi i von der Leyenit te zgjerimi: 2030 mund të jetë afat real

Von der Leyen: Zgjerimi i BE-së duhet të përshpejtohet, momentumi është i pranishëm

Institucionet dhe ekspertët ngrejnë shqetësimin për deponitë ilegale

Rama nga Tivati: Pas protestës për Zvërnecin janë iranianët

Çfarë mund të bëjë pirja e një gote uji në mëngjes për energjinë dhe tretjen tuaj

Çfarë mund të bëjë pirja e një gote uji në mëngjes për energjinë dhe tretjen tuaj

Drenica – Prishtina 01, sonte luhet finalja e parë në Superligën e Kosovës në futsall

Drenica – Prishtina 01, sonte luhet finalja e parë në Superligën e Kosovës në futsall

Fokusi i von der Leyenit te zgjerimi: 2030 mund të jetë afat real

Von der Leyen: Zgjerimi i BE-së duhet të përshpejtohet, momentumi është i pranishëm

Institucionet dhe ekspertët ngrejnë shqetësimin për deponitë ilegale

Institucionet dhe ekspertët ngrejnë shqetësimin për deponitë ilegale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën