TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Supremja hedh poshtë ankesat e të dënuarve për vjedhje të Thesarit

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Inflacioni i Eurozonës shënon rekord të ri në tetor

Gjykata Supreme i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e të dënuarve Labinot Gruda dhe Kadri Shala, për avullimin e mbi 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Gruda dhe Shala ishin dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës me 21 vite burgim si dhe 41 mijë e 500 euro gjobë, dënim që është vërtetuar nga Gjykata e Apelit në qershor të vitit të kaluar.

Gruda, që ishte punëtor i Thesarit, është dënua me 11 vjet burgim dhe me gjobë prej 8.500 eurosh, ndërkaq Kadri Shala me 10 vjet burgim dhe 33.000 euro gjobë.

Gruda është dënuar për veprat penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, hyrja në sistemet kompjuterike, vjedhja e identitetit dhe pajisjes së qasjes dhe shpëlarja e parave, derisa Shala për veprat penale: ndihma në kryerjen e veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe shpëlarja e parave.

“Kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen penale kundër të dënuarve: L.G. për shkak të veprave penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, hyrja në sistemet kompjuterike, vjedhja e identitetit dhe pajisjes së qasjes dhe shpëlarja e parave dhe K.Sh. për shkak të veprave penale: ndihma në kryerjen e veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe shpëlarja e parave, i ka refuzuar si të pabazuara kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitura nga mbrojtësit e të dënuarve, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Supremes.

Sipas komunikatës, kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitura nga mbrojtësit e përfaqësuesve të palëve të treta: E SHPK, NTSH “Sh.”, NTP “X.”, G. Shpk”, “G. K. SHPK”, “R.H.” dhe “M. B. G. SHPK” kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, janë hedhur si të palejuara.

Vjedhja e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit ndodhi në tetor të vitit 2020., derisa lajmin e kishte dhënë ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami në cilësinë e ministres.
Ajo kishte bërë të ditur se nga Thesari i Shtetit ishin “avulluar” më tepër se 2 milionë euro.

Gruda, atëbotë punëtor i Thesarit të Kosovës, akuzohej se ka bërë transferimin e mbi 2 milionë eurove përmes katër transaksioneve të ndryshme, në llogari të kompanisë, LDA Group Shpk.
Njëri nga pronarët e këtij biznesi ishte edhe Kadri Shala dhe një person tjetër me inicialet V.Sh.

Prokuroria Speciale e Kosovës kishte njoftuar se lidhur me këtë rast ka bllokuar 34 llogari bankare dhe janë bllokuar 600 mijë euro si dhe janë sekuestruar 4 vetura.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Një i arrestuar pas rastit të punëtorit që ra nga kati i dytë i një objekti dje në Fushë Kosovë

Në Prishtinë e Pejë nis inspektimi për respektimin e masave parandaluese të mbrojtjes nga zjarri

Zjarr në një servis në Pejë, digjet kamioni e autobusi – dëmtohen edhe disa vetura

Këto janë çmimet e derivateve për sot

Publikohen çmimet e derivateve për ditën e sotme, nafta 1.63 euro për litër

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet një person në Prishtinë, sulmoi fizikisht një polic

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Një i arrestuar pas rastit të punëtorit që ra nga kati i dytë i një objekti dje në Fushë Kosovë

Në Prishtinë e Pejë nis inspektimi për respektimin e masave parandaluese të mbrojtjes nga zjarri

Zjarr në një servis në Pejë, digjet kamioni e autobusi – dëmtohen edhe disa vetura

Këto janë çmimet e derivateve për sot

Publikohen çmimet e derivateve për ditën e sotme, nafta 1.63 euro për litër

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet një person në Prishtinë, sulmoi fizikisht një polic

I arrestuari për të shtëna me armë zjarri afër një shkolle në Klinë, një i mitur

Gruaja në Podujevë dyshohet se u godit qëllimshëm me veturë nga ish-bashkëshorti

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Një person dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Suharekës

LVV dhe LDK mbajnë sot mbledhjet e Këshillave të Përgjithshëm

LVV dhe LDK mbajnë sot mbledhjet e Këshillave të Përgjithshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën