Sulmuesi Hasan Hyseni më nuk është pjesë e Feronikelit ‘74.
Sulmuesi i krahut, të hënën me anë të një postimi, ka bërë të ditur largimin nga Nikli.
Hyseni ishte pjesë e ekipit nga Drenasi sezonin e fundit, por nuk arriti ta ndihmoj në misionin e mbijetesës në Superligë.
Kështu që, Nikli në sezonin e ri do të bëjë gara në Ligën e Parë, ndërsa Hyseni ka falënderuar ekipin dhe i ka dëshiruar suksese në sezonin 2025/26.