Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Mitrovicë të Jugut pasi ka sulmuar fizikisht një të mitur.
Sipas raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur mbrëmë në rrugën “UÇK”, në Mitrovicë të Jugut.
Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull-i mitur. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.”, thuhet në raport./teve1.info/








