Një inspektor i Komunës së Prishtinës është sulmuar fizikisht gjatë kryerjes së detyrës.
Ai ka deklaruar se është sulmuar nga pronari i një lokali të dielën dhe disa persona të tjerë.
Të dyshuarit sipas Policisë janë në arrati, ndërsa inspektori i sulmuar ka pranuar tretman mjekësor.
Për këtë rast janë intervistuar tre dëshmitarë./teve1.info/




