TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sulmi terrorist në Banjskë ngriu dialogun, s’ka datë se kur pritet të rinisë

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Viti i ri me presion ndërkombëtar

Pas sulmit terrorist serb në Banjskë vitin e kaluar, procesi i takimeve në Bruksel është vështirësuar për të normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

Takimi i fundit Kurti – Vuçiq ishte në shtator të vitit të kaluar pak ditë para se të ndodhte sulmi, ndërsa nga atëherë nuk ka pasur një takim.

Pas takimeve në konferencën e Sigurisë në Munih, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se pret ftesë nga Bashkimi Evropian, ndërkohë që analistët kosovarë thonë se nëse do të ketë një ftesë për kryeministrin Kurti, ai nuk duhet ta refuzojë.

Takime të ndara ka zhvilluar krye diplomati evropian, Josep Borrell me kryeministrin Kurti dhe presidentin serb këtë fundjavë në Munih.

Në takim me kryeministrin Kurti u bisedua për procesin e dialogut, zbatimin e marrëveshjeve të dakorduara dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kurti në këtë takim, po ashtu, kërkoi heqjen e masave kufizuese të vendosura nga Bashkimi Evropian.

Borrell tha se do të ishte i lumtur nëse një takim trepalësh do të ishte i mundur.

Ndërsa presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, pas takimit me Borrell tha se pret një ftesë për në Bruksel gjatë ditëve në vijim.

Por, sa janë gjasat për një takim trepalësh? Analisti politik, Artan Muhaxhiri, thotë se vendimet e mëdha sa i përket dialogut mund të merren vetëm pas takimeve trepalëshe.

“Një takim i tillë do të ishte më se i mirëseardhur. Në këtë moment është me rëndësi që të ketë një takim, sepse ka indikacione për përkeqësim të situatës. Është një tension shumë I madh mes Kosovës dhe Serbisë. Një gjë e tillë do të mund të përmirësohej vetëm me trajtim të problemeve në mënyrë të drejtpërdrejtë në një vend siç është Brukseli. Një takim sa më I shpejtë do të ishte më se i mirëseardhur”, tha Muhaxhiri për RTK.

Sipas tij, as Kosovës e as Serbisë nuk i konvenon një takim formal.

“Kryeministri Kurti gjithsesi do duhej ta pranonte ftesën, sepse me këtë do ta dëshmonte vullnetin e tij për të kontribuar në përmirësimin e situatës dhe për kërkimin e rrugëve dhe zgjidhjeve për të dalë nga kjo bllokadë aktuale. Gjithsesi suksesi i një takimi eventual do të varej edhe për mënyrën se si do përgatitej nga BE-ja, çfarë oferte do t’i bënte edhe Kosovës edhe Serbisë. Kjo do të ishte mënyra në të cilën përqindja e suksesit do të rritej maksimalisht, pasi as Kosovës as Serbisë nuk i konvenon një takim formal, sepse një gjë e tillë vetëm sa do ta vazhdonte bllokadën aktuale”, tha Muhaxhiri.

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Kurti e Vuçiq u ballafaquan për herë të parë në një vend, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, sulm ky që ndërpreu dialogun mes Kosovës e Serbisë.

Hera e fundit kur Kurti e Vuçiq u takuan në Bruksel ishte data 14 shtator e vitit që lamë pas.

 

Tags: albin kurtiDialogu Kosovë-Serbisulmi terrorist në Banjskë
ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje këmbësorin në Bresje

Vdes një 52-vjeçar në një vetaksident në Suharekë

KGJK kërkon nga Avokati i Popullit që Ligjin për Paga ta referojë në Kushtetuese

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

Vilë pa leje pranë Ujmanit kishte ndërtuar edhe nënkryetari i Listës Serbe dhe vëllai i tij

Vilë pa leje pranë Ujmanit kishte ndërtuar edhe nënkryetari i Listës Serbe dhe vëllai i tij

Aksioni për lirimin e pronave të uzurpuara përreth Ujmanit po monitorohet nga KFOR-i

Aksioni për lirimin e pronave të uzurpuara përreth Ujmanit po monitorohet nga KFOR-i

Dramë në një hotel në Spanjë, mbi 60 turistë përfundojnë në spital pas helmimit me gaz

Dramë në një hotel në Spanjë, mbi 60 turistë përfundojnë në spital pas helmimit me gaz

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje këmbësorin në Bresje

Vdes një 52-vjeçar në një vetaksident në Suharekë

KGJK kërkon nga Avokati i Popullit që Ligjin për Paga ta referojë në Kushtetuese

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

FIFA do të ndërmarrë masa ndaj sjelljeve të Argjentinës

FIFA mbyll çështjen Paredes, i heq kartonin e kuq

Batin Tuna largohet nga KB Trepça

Batin Tuna largohet nga KB Trepça

Tifozët e Realit kërkojnë transferimin e Rodrit

Tifozët e Realit kërkojnë transferimin e Rodrit

Anglia rivalizon Italinë për Guardiolan

Anglia rivalizon Italinë për Guardiolan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën