TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Sulmi në Banjskë, çka thonë qytetarët, udhëheqësit e institucioneve dhe njohësit e sigurisë

nga TËVË 1
2 vjet më parë
0
A A
Schwarz: Çka po ndodh në kufirin e Kosovës kujton atë që ndodhi me Ukrainën

Qytetarët e Mitrovicës kanë thënë se pas ngjarjeve të fundit në Banjskë të Zveçanit, dialogu me Serbinë nuk ka më kuptim, të paktën jo në formatin çfarë është zhvilluar deri tani.

Ata potencuan se ndërmjetësuesit e deritashëm të dialogut, Borrell dhe Lajçak, duhet të shkarkohen sepse kanë qenë të njëanshëm.

Udhëheqësit e institucioneve lokale dialogun e shohin si formë të vetme të zgjidhjes së problemit në mes të Kosovës dhe Serbisë, ndërsa për ekspertët e sigurisë, asgjë më nuk do të jetë njëjtë sikur para 24 shtatorit, sepse do të ketë strategji tjetër të sigurisë dhe vigjilencë të paparë deri tani nga ana e institucioneve shtetërore.

Sami Zeka, qytetar nga Mitrovica, thotë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë prej fillimit ka qenë i pakuptimtë.

“Definitivisht dialogu prej fillimit ka qenë i pakuptimtë… Nëse kjo ndërlidhet me rrethanat e fundit, absolutisht vërtetohet se prej fillimit kanë qenë të panevojshme bisedimet e tilla politike… kështu që s’duhet absolutisht (të vazhdojë dialogu)… Bashkësia Ndërkombëtare duhet të marrë një qëndrim ndryshe, do të thotë duhet të dyja palët t’i pozicionojë që të njihen ndërkombëtarisht në kufij të caktuar, pastaj mund të vijnë forma të bisedimeve se qysh është një lehtësim për jetën e qytetarëve në të dyja anët e kufirit… Këta (Borrell dhe Lajçak) janë definitivisht të njëanshëm dhe është dashur herët me ju ndërpre aventura politike e tyre… Unë pres gjithherë sulm nga Serbia, gjithherë. Në një mënyrë ne s’kemi nevojë me u ndi të qetë në raport me çfarë fqiu kemi. Prej tyre gjithçka është e mundur… Me keqardhje e them, pres gjendje të tillë (të sulmeve), posaçërisht derisa nuk ndërrojnë forcat politike në Serbi, të cilat e pranojnë Kosovën si shtet”, ka thënë Zeka.

Ndërkaq, Arian Tahiri, nënkryetar i Komunës së Mitrovicës, dialogun e sheh si formë të vetme të zgjidhjes së problemit mes Kosovës dhe Serbisë.

“Unë konsideroj se forma e vetme për zgjidhjen e problemit në mes të Kosovës dhe Serbisë është dialogu, i cili duhet të zhvillohet çdoherë në koordinim të plotë me aleatët kryesorë të shtetit të Kosovës, SHBA-të dhe shtetet e BE-së. Situata e fundit në veriun e Kosovës… më së miri tregon fytyrën dhe politikën e vërtetë të Serbisë ndaj Kosovës, por jo vetëm, sepse kjo është agjendë dhe politikë edhe ruse që është e ngjashme me agresionin të cilin është duke bërë në Ukrainë, dhe dëshmon se si përmes grupeve kriminale synojnë ta destabilizojnë Kosovën”, u shpreh për KP Tahiri.

Në anën tjetër, Arben Dashevci, njohës i çështjeve të sigurisë, ka bërë të ditur se asgjë më nuk do të jetë njëjtë sikur para 24 shtatorit, sa i përket vëmendjes së sigurisë nga ana e institucioneve shtetërore.

“Ajo që duhet të dimë sa i përket aspektit të sigurisë, asgjë më nuk do të jetë njëjtë sikur para 24 shtatorit… Ngjarja e 24 shtatorit ka qenë sulmi më i madh ndaj Republikës së Kosovës, andaj Kosova ka mësuar shumë nga kjo ngjarje. Do të ketë strategji tjetër sipas mendimit tim, do të ketë vigjilencë të paparë deri sot dhe do të përgatitemi shumë më mirë për këto sulme… Duke pasur parasysh se Serbia ka sulmuar vazhdimisht nga 12 qershori në mënyra të ndryshme që në aspektin e sigurisë quhet luftë speciale, tash me termet e reja, luftë hibride, po, gjithsesi përgjigjja ime është po (Serbia do të provojë ta sulmojë sërish Kosovën v.j.). Por, ne duhet t’i shtojmë kapacitetet tona, ta shtojmë partneritetin me aleatët”, sqaroi Dashevci.

Ndryshe, Parlamenti Evropian ka diskutuar dy ditë më parë për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, si dhe situatën aktuale të sigurisë në Kosovë. Aty pati shumë kritika për politikën e BE-së ndaj Serbisë.

Disa deputetë bënë thirrje për sanksionim të Serbisë dhe hetime ndërkombëtare në mënyrë që përgjegjësit e sulmit ndaj Policisë së Kosovës të vihen para drejtësisë. Disa madje kërkuan që këtij shteti t’i ngrihen fondet derisa të kryhen hetimet. Një rezolutë e veçantë për situatën në Kosovë pritet të votohet në seancën e radhës që do të mbahet gjatë muajit tetor.

Tags: mitrovicenjohësit e sigurisësulmi në banjskë
ShareTweet

Postime të ngjashme

Krasniqi thotë se konstituimi i Kuvendit mund të bëhet të hënën nëse Limaj propozohet për kryeparlamentar

Krasniqi thotë se konstituimi i Kuvendit mund të bëhet të hënën nëse Limaj propozohet për kryeparlamentar

Sveçla: Veprimtaria e “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut” do të ndëshkohet sipas legjislacionit

Sveçla konfirmon ndalimin e Igor Popoviq: Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë

Pierce: Marrëveshja e Ohrit përmban ide të mira, duhet zbatohet

Pierce: Marrëveshja e Ohrit përmban ide të mira, duhet zbatohet

Drenori: Nisma duhet të lëvizë nga pozicionet e saj

Drenori: Nisma duhet të lëvizë nga pozicionet e saj

Krasniqi thotë se konstituimi i Kuvendit mund të bëhet të hënën nëse Limaj propozohet për kryeparlamentar

Krasniqi thotë se konstituimi i Kuvendit mund të bëhet të hënën nëse Limaj propozohet për kryeparlamentar

“InfoNata” 18.07.2025

“InfoNata” 18.07.2025

Sveçla: Veprimtaria e “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut” do të ndëshkohet sipas legjislacionit

Sveçla konfirmon ndalimin e Igor Popoviq: Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë

Leverkusen turpërohet nga juniorët e Flamengos, Ten Hag debuton me humbje

Leverkusen turpërohet nga juniorët e Flamengos, Ten Hag debuton me humbje

Shefi i Mossadit kërkon ndihmën e SHBA-së për zhvendosjen e palestinezëve

Shefi i Mossadit kërkon ndihmën e SHBA-së për zhvendosjen e palestinezëve

Qazim Laçi do të luajë në Turqi, gati nënshkrimi me Rizesporin

Qazim Laçi do të luajë në Turqi, gati nënshkrimi me Rizesporin

Pierce: Marrëveshja e Ohrit përmban ide të mira, duhet zbatohet

Pierce: Marrëveshja e Ohrit përmban ide të mira, duhet zbatohet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X