TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mali i Zi avancon drejt BE-së, mbyll dy kapituj të rinj dhe synon përfundimin e negociatave brenda vitit

by teve1
51 minuta ago
0
A A
Mali i Zi avancon drejt BE-së, mbyll dy kapituj të rinj dhe synon përfundimin e negociatave brenda vitit

Mali i Zi ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt Bashkimit Europian duke mbyllur përkohësisht edhe dy kapituj negociatash në Bruksel. Tashmë numri i kapitujve të mbyllur ka shkuar në 25 nga 33 gjithsej. Bëhet fjalë për tatimet dhe politikën rajonale, fusha që lidhen drejtpërdrejt me ekonominë dhe fondet europiane.

Vendimi u bë i ditur në Konferencën Ndërqeveritare në Bruksel, ku Ministri irlandez për Çështjet Evropiane, Thomas Byrne, vlerësoi reformat e ndërmarra nga institucionet malazeze dhe theksoi se gjatë presidencës irlandeze janë mbyllur nëntë kapituj, më shumë se në çdo presidencë tjetër të Këshillit të BE-së.

Edhe komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, e cilësoi këtë rezultat si një sukses të rëndësishëm, duke bërë të ditur se vetëm gjatë këtij viti janë mbyllur 13 kapituj. Ndërkohë, Podgorica synon të zgjidhë edhe mosmarrëveshjet e mbetura me Kroacinë, përfshirë çështjet e kufirit tokësor, përpara hyrjes në BE.

Liderët e pranishëm shprehën bindjen se Podgorica mund t’i mbyllë kapitujt e mbetur deri në fund të vitit. Ky zhvillim vjen pas dy kapitujve të mbyllur në fillim të nëntorit, në rrugën e nisur që në vitin 2012./rtsh.al/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pas Bayraktarëve që bleu Kosova, Erdogan prezanton fuqinë e re ajrore të Turqisë

Pas Bayraktarëve që bleu Kosova, Erdogan prezanton fuqinë e re ajrore të Turqisë

Mediat në Serbi raportojnë për arrestimin e Milan Radoiçiq

​Bosnja ia ndalon hyrjen Radoiçiqit, e cilëson kërcënim për sigurinë kombëtare

Trumpi shqyrton mundësinë e bombardimit të Iranit pas vizitës së shefit të Mossadit

Trumpi shqyrton mundësinë e bombardimit të Iranit pas vizitës së shefit të Mossadit

Aleatët e Ukrainës mblidhen në Berlin, diskutojnë mbështetjen për Kievin dhe sigurinë e Evropës

Aleatët e Ukrainës mblidhen në Berlin, diskutojnë mbështetjen për Kievin dhe sigurinë e Evropës

Haxhiu prezanton projektplanin për agjendën parlamentare për çështje të grave dhe barazi gjinore

Haxhiu prezanton projektplanin për agjendën parlamentare për çështje të grave dhe barazi gjinore

​Mungesa e mbledhjeve të rregullta po e pamundëson shqyrtimin e ankesave të qytetarëve

​Mungesa e mbledhjeve të rregullta po e pamundëson shqyrtimin e ankesave të qytetarëve

Gërxhaliu: Tri hematoma në trupin e Maria Clarës mund të jenë shkaktuar natën kritike

Gërxhaliu: Tri hematoma në trupin e Maria Clarës mund të jenë shkaktuar natën kritike

“Mesditë”- 20.11.2026

“Mesditë”- 20.11.2026

Prishtina – Drenica, ndeshja hapëse e xhiros 14

Xhiroja e 14-t hapet me ndeshjen Prishtina – Drenica

Liga e Parë me risi, Liria – Rilindja 1974 luhet nën reflektorët e dritave

Kampionia kundër nënkampionit në derbin e xhiros në basketboll

Portieri Courtois rinovon kontratën me Realin

Portieri Courtois rinovon kontratën me Realin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën