TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sulmet ndaj sistemit të drejtësisë, vlerësohet se Qeveria po i bën për t’i mbuluar dështimet

by Florijeta Dernjani
2 vjet ago
0
A A
Sulmet ndaj sistemit të drejtësisë, vlerësohet se Qeveria po i bën për t’i mbuluar dështimet

Deklarimet e qeveritarëve karshi punës së institucioneve të drejtësisë, po vlerësohen se vijnë me qëllim të mbulimit të dështimeve të tyre. Në vend të kësaj, nga qeveritarët kërkohet që të fokusohen në fuqizimin e institucioneve të drejtësisë.

Institucionet e drejtësisë në Kosovë, vazhdojnë të kritikohen nga akterë të pushtetit.

Kësaj radhe, zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu shpërndau një status në rrjetin social facebook, ku Prokuroria Speciale e Kosovës cilësohej si organizatë kriminale.

Ky veprim i Sallahut, solli kundërreagim nga KPK dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, të cilat potencojnë se deklarimet e tilla me përmbajtje nxitëse dhe linçuese, krijojnë pasiguri për prokurorët dhe familjet e tyre.

Edhe kryeministri Kurti në mbledhje të Qeverisë, Gjykatën Kushtetuese e vlerësoi si autoritet që po bllokon reformat e Qeverisë.

Deklarimet e tilla vlerësohen se bëhen me qëllim të ndërrimit të vëmendjes.

“Sulmi ndaj institucioneve të drejtësisë nga ana e Qeverisë është kryekëput një tendencë për të mbuluar mosarritjet ose mospërmbushjet e qëllimeve të cilat i kanë pasur në planprogram, respektivisht dështimet e tyre sa i përket fuqizimit dhe forcimit dhe reformës në sistemin e drejtësisë”, tha Anton Nrecaj nga Instituti Clard.

Në anën tjetër, fokus i qeveritarëve konsiderohet se do duhej të ishte fuqizimi i institucioneve të drejtësisë.

“Këta pushtetarë në vend që të punojnë në ndërtimin e mekanizmave përkatës dhe në fuqizimin e institucioneve në mënyrë që ta bëjnë sa më mirë punën e tyre, fatkeqësisht të njëjtit kanë zgjedhur rrugën që t’i kritikojnë dhe në njëfarë formë t’i etiketojnë për punën që ky sistem i drejtësisë është duke e bërë”, tha Flamur Kabashi nga IKD-ja.

Deklarime të tilla për organet e drejtësisë, ka pasur edhe më herët nga akterë të Qeverisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Më 11 nëntor vazhdon gjykimi për sulmin në Ibër-Lepenc, caktohet kryetari i ri i trupit gjykues

Më 11 nëntor vazhdon gjykimi për sulmin në Ibër-Lepenc, caktohet kryetari i ri i trupit gjykues

Aktakuzë ndaj dy personave për fajde dhe detyrim në Prizren

Aktakuzë ndaj dy personave për fajde dhe detyrim në Prizren

30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për tentimvrasje dhe rrëmbim të Vukashinoviqit

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për kanosje ndaj një gazetareje, Prokuroria kërkon paraburgim

MASh-i kërkon të ruhen tekstet shkollore për ripërdorim viteve të tjera

Trump firmos urdhrin ekzekutiv për ruajtjen e Zyrës Ovale si monument kombëtar.

Gërvalla takohet me homologun irlandez, në fokus reformat në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit

Gërvalla takohet me homologun irlandez, në fokus reformat në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit

​Një muaj paraburgim për sulm ndaj personit zyrtar në Gjilan

​Një muaj paraburgim për sulm ndaj personit zyrtar në Gjilan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën