TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sulmet kibernetike, rrezik nga rrjedhja e të dhënave të qytetarëve

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Sulmet kibernetike, rrezik nga rrjedhja e të dhënave të qytetarëve

Në Qendrën Nacionale për Përgjigje ndaj Incidenteve Kompjuterike në kuadër të Agjencisë për Komunikime Elektronike gjatë këtij viti janë paraqitur 155 incidente gjithsej, prej të cilave 12 janë më serioze, bën të ditur Jeton Akiku, drejtor i Agjencisë për Komunikime Elektronike në Maqedoninë e Veriut.

“Ky numër ka të bëjë vetëm me rastet që janë paraqitur në Qendrën Nacionale për Përgjigje ndaj Incidenteve Kompjuterike, por do theksuar se ky numër në realitet është më i madh, pra nuk është real, për shkak se sipas ligjit, institucionet – shtetërore dhe private nuk e kanë obligim ligjor që domosdo t’i paraqesin incidentet. Meqenëse nuk e kanë paraqitjen të obligueshme, një pjesë e tyre edhe nuk e bën paraqitjen”, thotë Akiku.

Për t’u bërë ballë sulmeve kibernetike’, Ministria e Shoqërisë Informative në Maqedoninë e Veriut kohë më parë paralajmëroi dhe themelimin e një agjencie për digjitalizim që do të ketë për detyrë koordinimin e sigurisë kibernetike për të gjitha institucionet e vendit, por në këtë drejtim akoma asgjë konkrete nuk është bërë.

Ekspertët e Teknologjisë Informative thonë se formimi i një qendre që do të menaxhojë sistemin e mbrojtjes nga sulmet kibernetike është më se i domosdoshëm. Në të kundërtën, sipas tyre, jo vetëm se do të bllokohet funksionimi i institucioneve të vendit, por mund të ndodhë rrjedhje informacionesh duke dëmtuar seriozisht mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve.

“Zgjidhja e problemeve që kanë të bëjnë me sulmet kibernetike, kërkon ekspertë të teknologjisë informative. Ky kuadër duket qartë se mungon në vend, dhe ai pak që është nuk dëshiron të angazhohet për shkak të pagave, të cilat janë të ulëta në sektorin publik kundrejt atyre që marrin në sektorin privat, ku kryesisht janë të angazhuar. Mungesa e investimeve në sigurinë kibernetike bën që ueb-faqet e institucioneve të Maqedonisë së Veriut të mbeten objektiv i lehtë për sulmuesit”, thotë Filip Simeonov, ekspert i sigurisë kibernetike.

Ai thekson se kjo neglizhencë mund t’i kushtojë shumë shtetit.

Mungesë kuadri

Drejtor i Agjencisë për Komunikime Elektronike (AKE), Jeton Akiku, pohon se mungon kuadri adekuat i ekspertëve të teknologjisë informative.

“Gjendja e sigurisë kibernetike në përgjithësi nuk është shumë e keqe, por nuk është shumë e mirë. Siguria kibernetike është një problem, me të cilin ballafaqohet e gjithë bota kohëve të fundit, jo vetëm vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe vendet e zhvilluara. Institucionet e shtetit, po edhe sektori privat, duhet të bëjnë investime serioze veçanërisht në resurset njerëzore, pasi besoj se problem në Maqedoninë e Veriut paraqet mungesa e resurseve njerëzore adekuate që mund të merren me sulmet kibernetike”, thotë ai.

Sulmet kibernetike ndaj institucioneve shtetërore u shpeshtuan pas fillimit të agresionit ushtarak rus në Ukrainë, kanë konfirmuar nga Ministria e Shoqërisë Informative dhe Administratës. Ata thonë se vendet e rajonit mund të presin sulme të këtilla edhe në të ardhmen.

Gjatë këtij viti, sulmet kibernetike për disa javë bllokuan sistemin shëndetësor, duke i lënë pa rroga punonjësit e shëndetësisë. Ndërsa, gjatë vitit të kaluar bujqit mbetën për disa muaj pa subvencione si rrjedhojë e sulmit kibernetik të ueb-faqes zyrtare të këtij dikasteri.

Edhe ueb faqja e Qeverisë është hakuar disa herë.

Cak i sulmeve kibernetike edhe Agjencia e Komunikimeve

Edhe Agjencia e Komunikimeve Elektronike në prill të këtij viti ishte cak i sulmeve kibernetike. Drejtori i këtij institucioni, Jeton Akiku, bën të ditur se hakerët kanë kërkuar një vlerë të caktuar për të zhbllokuar sistemin. Ai sqaron se nuk kanë rënë pre e shantazhit, por ekspertët e teknologjisë informative kanë arritur shpejt ta zgjidhin problemin që kanë shkaktuar hakerët.

Radio Evropa e Lirë ka pyetur Ministrinë e Punëve të Brendshme se sa sulme kibernetike ndaj institucioneve shtetërore janë raportuar këtë vit në Departamentin e Krimeve Kompjuterike dhe Forenzikës Digjitale dhe në sa raste nga ky dikaster është zbuluar se kush qëndron pas sulmeve kibernetike.

Ekspertët e sigurisë kibernetike thonë se kambanë alarmi për vendin paraqet fakti se pjesa më e madhe e ueb-faqeve të institucioneve shtetërore dhe publike nuk disponojnë as me certifikatën bazë për sa i përket sigurisë kibernetike. Ndërkaq, qytetarët, për të realizuar shërbime të caktuara, vendosin në to të dhënat personale duke besuar se janë të mbrojtur.

Tags: AKEJeton AkikuSulmet kibernetike
ShareTweet

Postime të ngjashme

Fundi i sistemeve “Start‑Stop” në vetura moderne

Fundi i sistemeve “Start‑Stop” në vetura moderne

Telefoni i famshëm i Nokia-s rikthehet

Telefoni i famshëm i Nokia-s rikthehet

Pse rripat e sigurimit kanë një lak prej pëlhure?

Pse rripat e sigurimit kanë një lak prej pëlhure?

Facebook prezanton animacione për fotot e profilit të aktivizuara nga Meta AI!

Facebook prezanton animacione për fotot e profilit të aktivizuara nga Meta AI!

Vuçiqit i pengon marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, “kërcënon” me investim në mbrojtje

Vuçiqit i pengon marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, “kërcënon” me investim në mbrojtje

Imami nga Skenderaj lutet në Qabe për lirimin e Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

Imami nga Skenderaj lutet në Qabe për lirimin e Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

Mbi 2 muaj i betuar, Përparim Rama ende pa kabinet qeverisës

Mbi 2 muaj i betuar, Përparim Rama ende pa kabinet qeverisës

Defekti në trafo lë pa rrymë Neurologjinë, Kirurgjinë e Ambulanten Specialistike për mbi dy orë

Defekti në trafo lë pa rrymë Neurologjinë, Kirurgjinë e Ambulanten Specialistike për mbi dy orë

Shkyçja e njësisë B1, vlerësohet se rrezikon stabilitetin e energjisë elektrike

Shkyçja e njësisë B1, vlerësohet se rrezikon stabilitetin e energjisë elektrike

150 minuta ushtrime në javë e mbajnë trurin më të ri

150 minuta ushtrime në javë e mbajnë trurin më të ri

Zelensky kërkon garanci të forta sigurie, e quan Putinin “skllav të luftës”

Zelensky kërkon garanci të forta sigurie, e quan Putinin “skllav të luftës”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën