TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

NASA planifikon të ndërtojë bazë në Hënë në vend të stacionit në orbitë!

by teve1
7 muaj ago
1
A A
NASA planifikon të ndërtojë bazë në Hënë në vend të stacionit në orbitë!

NASA ka hequr dorë nga plani i mëparshëm për të vendosur një stacion në orbitën e Hënës dhe do t’i ri-drejtojë ato komponentë drejt ndërtimit të një baze prej 20 miliardë dollarësh në sipërfaqen e Hënës gjatë shtatë viteve të ardhshme.

Administratorit i NASA-s, Jared Isaacman, i cili mori drejtimin e agjencisë amerikane hapësinore në muajin dhjetor, njoftoi ndryshimin në fillim të një aktiviteti në selinë e NASA-s në Washington, ku prezantoi një sërë rishikimesh të programit Artemis, programi kryesor i eksplorimit hënor.

“Nuk duhet të befasohet askush që po pezullojmë ‘Gateway’-in në formën e tij aktuale dhe po përqendrohemi në infrastrukturë që mbështet operime të qëndrueshme në sipërfaqen e Hënës”, tha Isaacman para pjesëmarrësve. Plani ‘Lunar Gateway’, i cili po zhvillohej nga kontraktorët ‘Northrop Grumman’ dhe ‘Vantor’, ishte planifikuar fillimisht të funksiononte si një stacion në orbitë rreth Hënës.

Megjithatë, përshtatja e tij për përdorim në sipërfaqen hënore do të ishte teknikisht sfiduese.

“Pavarësisht disa sfidave reale me pajisjet dhe afatet, ne mund të ripërdorim pajisje dhe angazhimet e partnerëve ndërkombëtarë për të mbështetur objektivat në sipërfaqe dhe objektiva të tjera të programit”, tha Isaacman.

‘Gateway’ ishte planifikuar si një qendër kërkimore shkencore dhe një pikë tranziti ku astronautët do të transferoheshin në mjete uljeje për të zbritur në Hënë.

Ndryshimet e politikave të prezantuara nga Isaacman në javët e fundit po ndryshojnë ndjeshëm programin Artemis dhe po ndikojnë në kontrata me vlerë miliarda dollarë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Meta do t’i njoftojë prindërit nëse adoleshentët kërkojnë vazhdimisht përmbajtje për vetëlëndimin

Meta do t’i njoftojë prindërit nëse adoleshentët kërkojnë vazhdimisht përmbajtje për vetëlëndimin

Apple prezanton MacBook Pro të ri 14-inç me çipin M6

Apple prezanton MacBook Pro të ri 14-inç me çipin M6

Inteligjenca artificiale i merr punën bankierëve, Barclays njofton 5 mijë shkurtime

Inteligjenca artificiale i merr punën bankierëve, Barclays njofton 5 mijë shkurtime

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Meta dënohet me 25 miliardë dollarë për skandalin e të dhënave personale

Sa kontrollohet cilësia e derivateve në Kosovë?

Si u bë medreseja konaku i diplomatëve të huaj gjatë kohës sa vendi ishte i poshtuar?

Si u bë medreseja konaku i diplomatëve të huaj gjatë kohës sa vendi ishte i poshtuar?

50 letrat që i shkëmbyen Xhevë dhe Fehmi Lladrovci

50 letrat që i shkëmbyen Xhevë dhe Fehmi Lladrovci

Protestë kundër Qeverisë, numër i vogël i qytetarëve marrin pjesë

Protestë kundër Qeverisë, numër i vogël i qytetarëve marrin pjesë

Dy viktima në Demiraj, ndalohet i dyshuari

Dy viktima në Demiraj, ndalohet i dyshuari

Hyseni: Bllokimi në komunë është për fajin e Kuvendit

Rasti në Demiraj, Hyseni: Komuna jonë u trondit nga lajmi i rëndë

​Dita e 20-të e protestës, nis marshi drejt Kryeministrisë në Tiranë

​Dita e 20-të e protestës, nis marshi drejt Kryeministrisë në Tiranë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën