TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Rikthimi në politikë, a i humb beneficionet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

by TËVË 1
2 javë ago
1
A A
Osmani takon kryeministren e Guinesë Ekuatoriale: Përkushtohemi për të punuar me partnerë anembanë globit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar rikthimin në jetën aktive politike pas përfundimit të mandatit më 4 prill, duke ngritur dilema për të drejtat që i takojnë pas largimit nga posti më i lartë shtetëror.

Sipas profesorit të çështjeve juridike Mazllum Baraliu, ligji për presidentin parasheh një sërë beneficionesh për ish-kreun e shtetit. Ndër më kryesoret janë pagesa e përhershme në vlerë prej 70 për qind të pagës aktuale, pasaporta diplomatike, staf mbështetës, zyrë dhe privilegje të tjera protokollare, përfshirë edhe referimin si “president”.

Për pesë vitet e para pas mandatit, këto beneficione përfshijnë edhe mbështetje institucionale më të gjerë, si staf dhe shpenzime për aktivitete publike.

“Benefitet që parashihen në ligjin për presidentin, përsa i përket periudhës pas përfundimit të mandatit, janë saktësisht sipas dispozitave të përcaktuara në ligjin për presidentin, dhe ndër më të rëndësishmet janë që për pesë vitet e para, janë disa beneficione të veçanta që kanë të bëjnë me stafin e presidentit, që kanë të bëjnë me zyrën e presidentit, që kanë të bëjnë me përcjelljen e presidentit apo të presidentes, dhe beneficionet e ngjashme me këtë”, thotë ai.

Megjithatë, sipas Baraliut, ligji nuk jep një përgjigje të prerë në rast se një ish-presidente rikthehet aktivisht në politikë. Ai thekson se ekziston një “vakum ligjor”, pasi nuk është e specifikuar qartë nëse përfshirja politike ndikon në vazhdimin ose jo të këtyre përfitimeve.

Në interpretim juridik, ai nënvizon se çdo gjë që nuk është e ndaluar shprehimisht mund të konsiderohet e lejuar. Por, sipas tij, fryma e ligjit sugjeron që këto beneficione janë menduar për ish-presidentë që nuk janë më aktivë në jetën politike apo publike.

Baraliu thekson gjithashtu se neni 23 i ligjit i jep mundësi ish-presidentes që me kërkesë personale, të heqë dorë nga beneficionet.

“Në ligjin për presidentin, sa i përket kësaj çështjeje dhe pyetjes suaj, ka një heshtje të ligjit, respektivisht një vakum ligjor. Nuk është mirë taksativisht e paraparë nëse fillon apo vazhdon të merret me aktivitete politike në jetën politike presidenti, ish-presidenti apo ish-presidentja, se çfarë duhet të ndërmarrë. Mirëpo, duke u bazuar në parimet ligjore dhe interpretimet e ligjit, diçka që nuk është shprehimisht, në mënyrë ekspresive e ndaluar, nuk do të thotë që është e palejuar”, shton ai.

Përtej aspektit ligjor, ai ngre edhe dimensionin etik. Sipas tij, nuk është e qëndrueshme që një individ të përfitojë njëkohësisht nga beneficionet e ish-presidentit dhe nga ato që burojnë nga angazhimi aktiv politik. Në këtë kuptim, ai vlerëson se një rikthim në politikë do të duhej të shoqërohej me dorëheqje nga këto privilegje, si një akt korrektësie ndaj institucioneve.

“Pikërisht, në qoftë se flasim për një etikë politike, në qoftë se flasim për një korrektësi, drejt shtetit dhe institucionit përkatës dhe Republikës, sigurisht që do të duhej të ndodhte pikërisht kjo. Në rastin, pa marrë parasysh a është apo s’është e rregulluar taksativisht në aktin nënligjor, thjesht do të duhej që dikush që pretendon të merret në mënyrë aktive në politikë, të hiqte dorë nga beneficionet e presidentit, ish-presidentit apo ish-presidentes, sepse në të njëjtën kohë nuk mund të shfrytëzohen beneficionet”, deklaron ai.

Ndërkohë, Vjosa Osmani ka shprehur ambicie edhe për një mandat të dytë presidencial, por deri më tani nuk ka siguruar mbështetjen e ndonjë partie parlamentare në Kuvend.

Tags: Mazllum Baraliupresidenti i KosovësTeve1Vjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Kurti reagon pas suksesit historik të Kosovës në futboll

Kurti uron Pashkët Ortodokse, bën thirrje për besim, mirësi dhe përkushtim

Dialogu i ngrirë – shpresa për një takim këtë pranverë, por jo për marrëveshje

Dialogu i ngrirë – shpresa për një takim këtë pranverë, por jo për marrëveshje

OVL-UÇK kujton dëshmorët e Komunës së Istogut

OVL-UÇK kujton dëshmorët e Komunës së Istogut

Kurti përkujton 27-vjetorin e ngjarjeve në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë

Kurti përkujton 27-vjetorin e ngjarjeve në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë

Muriqi, golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas

Muriqi legjendë e Mallorcas, thyen rekordin e Eto’os

Valëzat në Danub

Valëzat në Danub

​Drita mposhtë Ferizajn në Superligë, I afrohet titullit

​Drita mposhtë Ferizajn në Superligë, I afrohet titullit

Muriqi, golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas

Muriqi, golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas

​Kurti reagon pas suksesit historik të Kosovës në futboll

Kurti uron Pashkët Ortodokse, bën thirrje për besim, mirësi dhe përkushtim

Të paktën 11 persona të vrarë nga sulmet e vazhdueshme izraelite në Liban

Të paktën 11 persona të vrarë nga sulmet e vazhdueshme izraelite në Liban

Pezullohet projekti “Stargate UK”, OpenAI dhe Nvidia përballen me kosto të larta energjie

Pezullohet projekti “Stargate UK”, OpenAI dhe Nvidia përballen me kosto të larta energjie

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën