TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sulmet izraelite vrasin 76 anëtarë të një familjeje në Gazë

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Sulmet izraelite vrasin 76 anëtarë të një familjeje në Gazë

Një sulm ajror izraelit ka vrarë 76 anëtarë të një familjeje të madhe, thanë zyrtarët e shpëtimit të shtunën, një ditë pasi shefi i Kombeve të Bashkuara paralajmëroi sërish se në Gazë nuk ka vend të sigurt dhe se ofensiva izraelite, që po vazhdon, po krijon “pengesa të mëdha” në shpërndarjen e ndihmave humanitare.

Sulmi i së premtes ndaj një ndërtese në Qytetin e Gazës ishte në mesin e sulmeve më vdekjeprurëse që kur ka nisur lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja – 12 javë më parë, tha Mahmoud Bassal, zëdhënës i Departamentit të Mbrojtjes Civile në Gazën e kontrolluar nga Hamasi. Ia ofroi një listë të pjesshme të emrave të të vrarëve – 16 krerë të familjes al-Mugharabi – dhe tha se në mesin e viktimave ka gra dhe fëmijë.

Në mesin e të vrarëve ishte edhe Issam al-Mughrabi, punonjës i Programit për Zhvillim të OKB-së, gruaja dhe pesë fëmijët e tij.

Izraeli shpalli luftë ndaj grupit radikal të Hamasit, pasi luftëtarët e tij sulmuan Izraelin më 7 tetor, duke vrarë 1.200 persona dhe duke marrë peng 240 të tjerë. Izraeli është zotuar se do të vazhdojë luftën derisa Hamasi të shkatërrohet e të rrëzohet nga pushteti në Gazë si dhe të lirohen të gjitha pengjet, shkruan REL.

Autoritetet shëndetësore në Gazë kanë thënë se mbi 20.000 palestinezë janë vrarë gjatë luftës dhe mbi 53.000 janë plagosur.

Izraeli fajëson Hamasin për numrin e lartë të civilëve të vrarë, duke thënë se grupi operon në zonat e banuara.

Ushtria izraelite ka thënë se 139 ushtarë të saj janë vrarë gjatë ofensivës tokësore. Ajo ka thënë se ka vrarë mijëra luftëtarë të Hamasit, përfshirë edhe rreth 2.000 në tri javët e fundit, por nuk ka paraqitur asnjë dëshmi për këto pretendime.

Izraeli ka njoftuar të premten në mbrëmje se forcat e tij po zgjerojnë ofensivën tokësore “në zona të tjera të Rripit, me përqendrim në jug”.

Ushtria tha se do të vazhdojë po ashtu operacionet në veri të Gazës, përfshirë edhe në Qytetin e Gazës, ku fillimisht ishte përqendruar ofensiva tokësore.

Tags: GazaHamasisulmet izraelite
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizikisht me Taulant Ballën

Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizikisht me Taulant Ballën

Britania dhe Gjermania refuzojnë t’i bashkohen sulmeve amerikano-izraelite ndaj Iranit

Britania dhe Gjermania refuzojnë t’i bashkohen sulmeve amerikano-izraelite ndaj Iranit

Franca lejon SHBA-në të përdorë bazat e saj ushtarake në Lindjen e Mesme

Franca lejon SHBA-në të përdorë bazat e saj ushtarake në Lindjen e Mesme

OBSH verifikon 13 sulme ndaj infrastrukturës shëndetësore në Iran

OBSH verifikon 13 sulme ndaj infrastrukturës shëndetësore në Iran

Fillon seanca për amendamentet e Osmanit që presidenti i Kosovës të zgjidhet me votat e popullit

Seanca për presidentin në orën 22:00

Ndërpritet seanca për ndryshimet kushtetuese në mungesë kuroumi

Ndërpritet seanca për ndryshimet kushtetuese në mungesë kuroumi

Kryeziu: Edhe nëse kalojnë amendamentet nuk mund të hyjnë në fuqi, janë  për zgjedhjen e presidentit pas pesë vitesh

Kryeziu: Edhe nëse kalojnë amendamentet nuk mund të hyjnë në fuqi, janë për zgjedhjen e presidentit pas pesë vitesh

Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizikisht me Taulant Ballën

Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizikisht me Taulant Ballën

Lista Serbe mungon në seancën për amendamentet kushtetuese

Lista Serbe mungon në seancën për amendamentet kushtetuese

Abdixhiku: LDK i mbështetë ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit

Abdixhiku: LDK i mbështetë ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit

Hamza: Seanca për amendamentet kushtetuese në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit

Hamza: Seanca për amendamentet kushtetuese në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën