TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sulme me dronë në Ukrainë ndërsa Putin shprehet i gatshëm për bisedime direkte me Kievin

by teve1
10 muaj ago
0
A A
Sulme me dronë në Ukrainë ndërsa Putin shprehet i gatshëm për bisedime direkte me Kievin

Foto: Reuters

Dronët rusë kanë goditur portin ukrainas të Odesës në një sulm gjatë natës, më pak se 24 orë pas përfundimit të armëpushimit të supozuar të Pashkëve të shpallur njëanshëm nga Moska, dukë lënë të plagosur të paktën tre persona, thanë autoritetet lokale të martën.

Gjithashtu, gjatë ditës së martë, Rusia goditi qytetin jugor të Ukrainës, Zaporizhia, me dy bomba masive ajrore. Sulmi vrau një grua 69-vjeçare dhe plagosi 22 persona, duke përfshirë tre fëmijë, sipas guvernatorit rajonal Ivan Fedorov, raporton AP.

Trump tha javën e kaluar se negociatat po “vinin në krye” dhe këmbënguli se asnjëra palë nuk po “luan” me atë në përpjekjen e tij për t’i dhënë fund luftës së rëndë.

Kjo erdhi pasi Sekretari i Shtetit, Marco Rubio sugjeroi javën e kaluar se SHBA së shpejti mund të tërhiqen plotësisht nga negociatat nëse nuk përparojnë. Ai foli në Paris pasi bisedimet mes zyrtarëve amerikanë, ukrainas dhe evropianë prodhuan skica për hapat drejt paqes dhe dukej se kishte bërë një përparim të shumëpritur.

Një takim i ri pritet të mërkurën në Londër dhe Rubio sugjeroi se mund të jetë vendimtar në përcaktimin nëse administrata Trump vazhdon përfshirjen e saj.

Zelenskyy tha të hënën se Ukraina ishte e gatshme për çdo formë diskutimi për t’i dhënë fund sulmeve ndaj objekteve civile, të cilat përfshijnë ujin, transportin, energjinë elektrike dhe sistemet e komunikimit, raporton The Guardian.

“Ukraina e mban propozimin e saj për të mos goditur të paktën objektivat civile. Dhe ne presim një përgjigje të qartë nga Moska,” tha ai. “Ne jemi të gatshëm për çdo bisedë se si ta arrijmë këtë.”

Kurse presidenti rus, Vladimir Putin i tha televizionit shtetëror dje se Moska ka një “qëndrim pozitiv ndaj çdo nisme paqeje”, duke shtuar se ai shpreson që Volodymyr Zelenskyy dhe zyrtarët ukrainas “të ndjehen në të njëjtën mënyrë”.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se komentet e Putinit treguan një hapje për t’u angazhuar në bisedime të drejtpërdrejta me Kievin.

Nuk ka pasur bisedime të drejtpërdrejta midis Kievit dhe Moskës që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt 2022.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Berisha thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së 10 shkurtit

Berisha thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së 10 shkurtit

Izraeli bombardon fshatra në jug të Libanit pas paralajmërimeve për evakuim

Izraeli bombardon fshatra në jug të Libanit pas paralajmërimeve për evakuim

Dosjet Epstein: Emra, email-e dhe ndikim politik përtej krimeve seksuale

Dosjet Epstein: Emra, email-e dhe ndikim politik përtej krimeve seksuale

Organizata bamirëse Mjekët pa Kufij përjashtohet nga Gaza, Spanja dënon vendimin e Izraelit

Organizata bamirëse Mjekët pa Kufij përjashtohet nga Gaza, Spanja dënon vendimin e Izraelit

Serbët thërrasin protestë në Rashkë

Mot i vranët dhe intervale me diell

A mund të vazhdojë puna e Kuvendit pa votimin e nënkryetarit nga komuniteti serb?- sqaron avokati Ardian Bajraktari

A mund të vazhdojë puna e Kuvendit pa votimin e nënkryetarit nga komuniteti serb?- sqaron avokati Ardian Bajraktari

Spahiu: Mandati i dytë i Vjosa Osmanit nuk është në interes të Kurtit

Spahiu: Mandati i dytë i Vjosa Osmanit nuk është në interes të Kurtit

Spahiu: Vendimi i KQZ-së ndaj Listës Serbe është lojë fëmijësh dhe dëmton Kosovën

Spahiu: Vendimi i KQZ-së ndaj Listës Serbe është lojë fëmijësh dhe dëmton Kosovën

Emisioni “Info Nata” 02.02.2026

Emisioni “Info Nata” 02.02.2026

Muriqi shënon dhe asiston në fitoren e Mallorcas

Muriqi shënon dhe asiston në fitoren e Mallorcas

Arsyeja pse zgjoheni natën mund të jetë më interesante se mendoni

Arsyeja pse zgjoheni natën mund të jetë më interesante se mendoni

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën