Me golat e sulmuesit Ermedin Demiroviqit, Stuttgarti ka fituar përballë Vikingut të mërkurën mbrëma.
Ndeshjen e parë të fazës së ligës në Champions, Stuttgarti e fitoi në shtëpi 3:1.
Të katër golat u shënuan në pjesën e parë.
Demiroviqi golin e parë e shënoi në minutën e 20-të, ndërsa dy minuta më vonë, Zlatko Tripiq i barazoi shifrat.
Demiroviqi shënoi edhe dy gola tjerë në minutat 26 dhe 32 për fitoren e skuadrës gjermane.
Veton Berisha nuk u paraqit te Vikingu për shkak të lëndimit.









