TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Studimi: Adoleshentët që nuk flenë mjaftueshëm kanë pasoja në të mësuarin dhe sjelljen

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Studimi: Adoleshentët që nuk flenë mjaftueshëm kanë pasoja në të mësuarin dhe sjelljen

Ekspertët thonë se këto janë të dhëna shqetësuese, pasi studimet gjithnjë e më të detajuara tregojnë se privimi i gjumit ka pasoja negative në shëndetin e tyre, veçanërisht në të mësuarit dhe sjelljen. Studimi i ri i botuar në Lancet Child & Adolescent Medicine ndoqi 8,323 fëmijë midis moshës nëntë dhe 10 vjeç për dy vjet, të ndarë në dy grupe. Ata që flinin të paktën nëntë orë në natë dhe ata që flinin më pak. Rezultatet tregojnë se këta të fundit priren të kenë vështirësi njohëse si përpunimi i informacionit, memoria dhe vështirësi në sjellje. Studiuesit më pas mundën t’i lidhin këto probleme me anomalitë strukturore specifike, të identifikuara përmes imazhit të rezonancës magnetike.

“Anomalitë e vërejtura te fëmijët që nuk flenë mjaftueshëm janë tipike për mungesën e gjumit edhe tek të rriturit ”, komenton një nga studiuesit.

Ato kanë të bëjnë me atë rajon të trurit të përfshirë në rregullimin e ritmit gjumë-zgjim, përgjegjës për funksionet më të sofistikuara njohëse. Studimi i Lancet është shumë më tepër se një kambanë alarmi, sepse konfirmon që mungesa e gjumit tek të rinjtë shkakton probleme njohëse dhe të sjelljes dhe zbulon një efekt afatgjatë në strukturën e trurit.

“Mungesa e gjumit është shoqëruar me një sërë problemesh shëndetësore, duke përfshirë gjendjet e shëndetit fizik si presioni i lartë i gjakut dhe obeziteti dhe gjendjet e shëndetit mendor si ankthi dhe depresioni. Tek të rinjtë, privimi i gjumit është shoqëruar me performancë të dobët akademike dhe rritje të problemeve emocionale dhe të sjelljes”, thuhet në studim.

Akademia Amerikane e Mjekësisë së Gjumit rekomandon që fëmijët dhe adoleshentët e moshës 6-12 vjeç duhet të flenë të paktën 9 orë në ditë. Duke marrë parasysh se adoleshenca është një periudhë veçanërisht e rëndësishme e zhvillimit nervor, gjumi i pamjaftueshëm gjatë kësaj periudhe zhvillimi ka të ngjarë të çojë në vështirësi afatgjata.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hapat e rëndësishëm që duhet të ndiqni në syfyr dhe iftar për agjërim sa më të lehtë

Hapat e rëndësishëm që duhet të ndiqni në syfyr dhe iftar për agjërim sa më të lehtë

Shega lufton sëmundjet inflamatore të zorrëve

Shega lufton sëmundjet inflamatore të zorrëve

5 mënyra që s’i dini për të djegur kalori

5 mënyra që s’i dini për të djegur kalori

Benefitet shëndetësore që na sjell agjërimi

Benefitet shëndetësore që na sjell agjërimi

Hargreaves takon Haxhiun, mirëpret votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetin

Hargreaves takon Haxhiun, mirëpret votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetin

Drenica – Prishtina e Re, mbyll xhiron në Superligë

Drenica – Prishtina e Re, mbyll xhiron në Superligë

Hellems i Vëllaznimit shpallet “MVP”

Hellems i Vëllaznimit shpallet “MVP”

​Gjakova tregon çelësin e sukseseve të tij në xhudo

​Gjakova tregon çelësin e sukseseve të tij në xhudo

​19 të vdekur nga aksidenti i autobusit në Nepal

​19 të vdekur nga aksidenti i autobusit në Nepal

Biserko: Vuçiq hapi dyert e ndikimit rus, Serbia po destabilizon Ballkanin

Biserko mbështet propozimin e Kurtit për gjykatë të veçantë për “Sarajevo Safari”

Këshilli i Mandateve vendos sot për fatin e Belinda Ballukut

Këshilli i Mandateve vendos sot për fatin e Belinda Ballukut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën