TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Studim: Po jetojmë më gjatë, por jo më shëndetshëm

by teve1
3 orë ago
0
A A
Studim: Po jetojmë më gjatë, por jo më shëndetshëm

Njerëzit sot po jetojnë dukshëm më gjatë se gjysmë shekulli më parë.

Një studim global i publikuar në revistën The Lancet tregon se jetëgjatësia mesatare është rritur me 20 vjet që nga viti 1950, duke arritur në 76.3 vjet për gratë dhe 71.5 vjet për burrat në vitin 2023.

Kërkimi, i realizuar nga Instituti për Matjen dhe Vlerësimin e Shëndetit (IHME) në Universitetin e Uashingtonit, përfshiu të dhëna nga 204 vende dhe zbuloi një rënie të vazhdueshme të vdekshmërisë që prej mesit të shekullit të kaluar.

Por përmirësimet nuk janë shpërndarë në mënyrë të barabartë — ndërsa disa rajone po shijojnë jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme, të tjera po përballen me sfida të reja dhe të rënda, shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.

“Sot kemi një popullsi që jeton më gjatë, por jo domosdoshmërisht më shëndetshëm,” tha Dr. Christopher Murray, drejtor i IHME.

“Ndryshimet demografike dhe mënyra e jetesës kanë sjellë një fazë të re sfidash për shëndetin global.”

Sipas studimit, sëmundjet joinfektive si sëmundjet e zemrës, diabeti, obeziteti, sëmundjet e veshkave dhe Alzheimeri – janë bërë shkaktarët kryesorë të vdekjeve në botë, duke përbërë rreth dy të tretat e totalit.

Edhe pse vdekjet nga goditjet në tru dhe sëmundjet e zemrës kanë rënë ndjeshëm që nga vitet ’90, rritje të qëndrueshme po shënojnë diabeti dhe sëmundjet kronike të organeve të tjera.

Raporti thekson se rreth 50% e barrës së sëmundjeve mund të parandalohet, pasi lidhet me faktorë të njohur rreziku si presioni i lartë i gjakut, duhani, dieta e pashëndetshme dhe mbipesha.

Në më pak se 15 vjet, ndikimi i indeksit të lartë të masës trupore (BMI) është rritur me 11%, ndërsa sheqeri i lartë në gjak me 6%.

Por një tjetër shqetësim po del në pah: rritja e vdekjeve te adoleshentët dhe të rinjtë.

Në Amerikën e Veriut dhe Evropën Lindore, numri i vdekjeve në grupmoshën 20–39 vjeç është rritur ndjeshëm për shkak të vetëvrasjeve, mbidozave nga droga dhe konsumit të alkoolit.

Në disa rajone afrikane dhe në Karaibe, rritja e vdekshmërisë te të rinjtë lidhet më shumë me sëmundjet infektive dhe aksidentet.

Ndërkohë, problemet e shëndetit mendor po bëhen gjithnjë e më të dukshme në të gjitha kontinentet.

Diferencat në jetëgjatësi mbeten të mëdha: në vendet me të ardhura të larta, ajo arrin deri në 83 vjet, ndërsa në Afrikën Sub-Sahariane mbetet vetëm 62 vjet.

“Pa investime të qëndrueshme në sistemet shëndetësore dhe në kujdesin bazë, shumë nga përfitimet e dekadave të fundit rrezikojnë të zhbëhen,” paralajmëroi Prof. Emmanuela Gakidou, autore kryesore e studimit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

OBSH thotë se financimi për shëndetësinë do të bjerë deri në 40%

OBSH thotë se financimi për shëndetësinë do të bjerë deri në 40%

Tre frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Tre frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

6 gabime që bëjmë kur lajmë dhëmbët

6 gabime që bëjmë kur lajmë dhëmbët

3 ushqime që shkaktojnë dhimbje koke

3 ushqime që shkaktojnë dhimbje koke

Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë

Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë

Dorëheqje e papritur, Ismet Munishi lë Dukagjinin

Dorëheqje e papritur, Ismet Munishi lë Dukagjinin

Pas zhvillimeve të fundit, VV propozon Konjufcën për mandatar, kërkon përkrahje nga opozita

Pas zhvillimeve të fundit, VV propozon Konjufcën për mandatar, kërkon përkrahje nga opozita

Avokati serb pyet Vuçiqin për rrëmbimin e Vukashinoviqit: A iu hoq veshka dhe qeska e zemrës?

Avokati serb pyet Vuçiqin për rrëmbimin e Vukashinoviqit: A iu hoq veshka dhe qeska e zemrës?

“Vukashinoviq shkoi për mjaltë, u plagos dhe u arrestua” – Xhandarmëria thellë në veriun e Kosovës

“Vukashinoviq shkoi për mjaltë, u plagos dhe u arrestua” – Xhandarmëria thellë në veriun e Kosovës

Sreçko Spasiq i bashkohet Listës Serbe, VV kërkon deçertifikimin e tij nga KQZ

Sreçko Spasiq i bashkohet Listës Serbe, VV kërkon deçertifikimin e tij nga KQZ

LIVE: PRESIDENTJA OSMANI NË KONFERENCË PËR MEDIA

LIVE: PRESIDENTJA OSMANI NË KONFERENCË PËR MEDIA

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën