Të parët që erdhën ishin vetë zyrtarët policor dhe zjarrfikësit.
Prandaj, ata morën përhajrin e parë nga i pari i Suharekës
Kështu këtë në fshatin Studençan të Suharekës u përuruan dy nënstacione, ai i policisë dhe i zjarrëfikësve.
Me prerjen e shiritit u bë edhe përurimi zyrtar i dy objekteve të reja të fshatit.
Për këtë investim komuna e Suharekës ka ndarë rreth 150 mijë euro.
E banorët thonë se objektet ka qenë i domosdoshëm për një fshat të madh si Studençani.
“Kjo është një prioritet i madh për fshatin Studençan, është dashtë me qenë ma herët pasi që është një fshat i madh, policia ka qenë e nevojshme edhe pse s’ka pasë probleme”, thotë Hajdin Jashari-banor.
“Jemi shumë të lumtur si fshat pasi që konsiderohemi si fshati më i madhi në Suharekë, tash stacioni i policisë dhe i zjarrfikësve do të na ndihmojë në këtë pjesën e fshatrave këtu që i kemi përreth”, shprehet Bardhyl Zyra- banor.
Mirëpo dikush ka një tjetër kërkesë.
“Super është veç edhe me kon që punojnë, jo me ik veç me thonë pe urojm edhe po ikim”, shprehet Qamil Jashari.
Nga policia e Kosovës thanë se ky objekt është rezultat i bashkëpunimit institucional.
“Sot po inaugurojmë një shtepi të re të sigurisë e cila është fryt i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes institucioneve dhe vullnetit të palëkundur të qytetareve, deshiroj të shpreh mirënjohjen më të thellë për komunën e Suharekës e cila dëshmoi se siguria e pronës është prioritet absolut”, thotë Zylfie Dema, nënkolonele e Policisë.
E për zjarrfikësit këto hapësira pritet të lehtësojnë punën dhe reagimin në rastet e zjarreve që sipas tyre janë të shpeshta në këtë zonë.
“Këto garazha neve na ndihmojnë shumë, ne objektin ku jemi kemi pak garazha tash kjo neve na ndihmon shumë sepse knej ka zjarre të mëdha”, u shpreh Ali Bytyqi –zëvendëskomnadant i Zjarrfikësve.
Ndërsa kryetari i komunës Bali Muharremaj tregoi se nënstacionet u bënë me kërkesë të qytetarëve.
“Këto dy objekte sot e bëjnë përurimin e tyre me ministacione të policisë me kërkesë të qytetareve të fshatit Studençan edhe kemi objektin e zjarrëfiksave në këtë stacion, kërkesa është kon e qytetareve dhe ne si komunë e kemi obligim dhe ne e kemi kry si punë dhe sot ua dorzojmë institucioneve të Republikës së Kosovës”, u shpreh ai.
E një fjalë e tha edhe kryetari i fshatit.
“Ky investim është shumë i rëndësishem për banorët tanë dhe një hap i madh për sigurinë dhe zhvillimin e fshatit”, tha Gent Gashi – kryetar i fshatit.
Një stacion i ngjashëm i përbashkët i policisë dhe zjarrfikësve, veçse i përmasave më të mëdha, do të përurohet edhe në qendër të qytetit të Suharekës.
Kryetari Muharremaj tregoi se projekti kushtoi rreth 850 mijë euro.






