TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Stojkoviq: Vuçiq publikisht po tregon se kontrollon grupin paramilitarë të Radoiçiqit

Kryeterroristi Milan Radoiçiq bashkë me grupin e tij, janë parë së fundit duke ruajtuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, nëpër tubimet e tij politike. Kjo po vlerësohet se tregon që presidenti serb ka qenë gjatë gjithë kohës në koordinim me grupin e Radoiçiqit, duke përfshirë edhe kohën sa ka ndodhur sulmi terrorist në Banjskë.

by Florijeta Dernjani
3 javë ago
1 0
A A

Në pamje shihet kryeterroristi serb Milan Radoiçiq.

Këto lëvizje të tij rrugëve të Serbisë, janë në kuadër të ruajtjes së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në tubimet e tij politike.

Këto pamje, sipas avokatit serb, Çedomir Stojkoviq, tregojnë se Radoiçiq është angazhuar nga vet presidenti serb, bashkë me grupin e tij.

“Vetë, Milan Radojiçiq dhe pjesëtarë të grupit të tij, janë parë si pjesëmarrës aktiv dhe organizatorë të tubimeve të fundit të Vuçiqit. Nëse pjesëtarët e grupit të Radoiçiqit janë duke ruajtur rezidencat shtetërore, në të cilat është i vendosur presidenti Vuçiq, atëherë është shumë e qartë se vet presidenti Vuçiq ka angazhuar Milan Radoiçiq dhe grupin e tij”, ka thënë Stojkoviç.

Dalja hapur e Radoiçiqit dhe grupit të tij në mbrojtje të presidentit serb, sipas Stojkoviq, është tregues i qartë se grupi gjatë gjithë kohës ka qenë nën koordinim me presidentit serb, përfshirë edhe sulmin në Banjskë.

“Përmes këtyre aktiviteteve të Radoiçiq, presidenti Aleksandër Vuçiq pranon se ai personalisht qëndron pas sulmit në Banjskë. Përkundër që e mohoi përfshirjen dhe lidhjet e tij me Radoiçiq atëkohë, sot është plotësisht e qartë se ai ka kontroll mbi këtë grup paramilitarë. Fakti që tani Vuçiq publikisht është duke treguar se kontrollon grupin paramilitarë, pavarësisht se kundërshtoi ata për dy vite, tregon se në fakt, Aleksandër Vuçiq ka qenë i koordinuar gjatë gjithë kësaj kohe dhe ai është i vetdijshëm se fundi i tij është afër”, shprehet avokati serb.

Krejt në kundërshtim me atë se si do duhej të mbrohej një kre i shtetit, po shihen veprimet e fundit të Vuçiqit.

“Një president shteti në fakt do duhej të mbrohej prej institucioneve shtetërore dhe jo të huazohen grupe kriminale siç po bën tash presidenti Vuçiq, i cili jo vetëm Radoiçiqin por edhe të tjerë nga ky grup i Radoiçiqit që kanë marrë pjesë në sulmin terrorist në Kosovë, tani janë pjesë e mbrojtjes së afërt të Radoiçiqit, por pjesë edhe e atyre grupeve që kryejnë punët e pista për Radoiçiqin në Serbi”, vlerëson Hysen Gecaj njohës i sigurisë.

Për herë të parë, në mbrojtje të presidentit serb, Radoiçiq u pa gjatë protestave të mëdha në Serbi, në fund të muajit qershor të këtij viti.

Milan Radojiçiq ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator të vitit 2023, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Serbia po ndërhyn në zgjedhje lokale të Kosovës

Kurti përgëzon Trump për marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit

Spahiu: Nëse vërtetohet fajësia e Shehollit, ish-shefat e AKI-së duhet të merren në përgjegjësi

Spahiu: Nëse vërtetohet fajësia e Shehollit, ish-shefat e AKI-së duhet të merren në përgjegjësi

Limaj: Ekrem Kastrati gëzon besimin e qytetarëve

Limaj: Ekrem Kastrati gëzon besimin e qytetarëve

Haradinaj: Fitore që në raundin e parë për Smajl Latifin

“InfoNata” 09.10.2025

“InfoNata” 09.10.2025

Haradinaj: Fitore që në raundin e parë për Smajl Latifin

Haradinaj: Fitore që në raundin e parë për Smajl Latifin

Kurti: Kamenica, model i qeverisjes lokale

Kurti: Kamenica, model i qeverisjes lokale

Peci: Thaçi kontribuoi në ndarjen e Kosovës, Hashimi dhe Albini për Mitrovicën dy anë të kundërta të medaljes

Peci: Thaçi kontribuoi në ndarjen e Kosovës, Hashimi dhe Albini për Mitrovicën dy anë të kundërta të medaljes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën