tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Statovci: Minatorët do të kenë kushte më të mira pune e paga të sigurta

tëvë1 nga tëvë1
03/11/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja nga Lista “Guxo”, Jeta Statovci ka përshëndetur ndërprerjen e grevës së minatorëve të Ndërrmarjes “Trepça”.

Statovci në Facebook tha se minatorët do të kenë kushte më të mira pune, paga të sigurta dhe në kohë, dhe adresim të shqetësimeve tjera.

Derisa ka shpërndarë edhe një fotografi ku shihet bashkë me disa anëtarë të sindikatës.

“Përshëndes ndërprerjen e greves nga minatoret e Ndërmarrjes “Trepça” dhe kthimin në punë drejt funksionalizimit të plotë. Minatorët do të kenë kushte më të mira pune, paga të sigurta dhe në kohë, dhe adresim të shqetësimeve tjera. Sektori minerar është një nga objektivat e mëdha të Qeverisë së Kosovës dhe presim punë e reforma të mëdha në vijim. Minatorët kanë qenë, janë dhe gjithmonë do të jenë sinonimi i punës e rezistencës në Kosovë”, ka shkruar Statovci.

Ndryshe, greva e punëtorëve të Trepçës ka përfunduar mbrëmë në ditën e dhjetë, pas arritjes së marrëveshjes për realizimin e kërkesave të parashtruara nga ana e minatorëve.

Me këtë rast, Ndërmarrja “Trepça” ka publikuar letrën e minatorëve me katër kërkesat e parashtruara, teksa në përgjigjen e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të “Trepçës” ndaj minatorëve është thënë se do të plotësohen vetëm tri prej tyre.

Sipas letrës së publikuar, kërkesat të cilat do të plotësohen janë  “Paga e minatorit prej 6-19 të muajit, të shpallet konkursi i KE-së dhe të përmirësohen kushtet e sigurisë”.

Teksa, ajo për “Tërheqjen e vendimeve të nxjerra nga greva” do të analizohet dhe shqyrtohet në vijmësi./teve1.info./

Idrizi: Të gjitha shkollat e qytetit kanë nga një psikolog, migrimi ka ndikuar që disa të mbyllen

01/12/2023

Idrizi: Humbjet nga falja e tatimit në pronë planifikojmë t’i mbulojmë me inkasimin e borxheve

01/12/2023

Shefi i EULEX-it dhe komandanti i KFOR-it diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

01/12/2023

I arrestuari i tretë i dyshuar për vrasjen e Liridona Murselit është pjesëtar i FSK-së

01/12/2023

Kurti në Pjetërshan: Veprat e mira sjellin paqen dhe të mirën e përbashkët

01/12/2023

Agjencia për Barazi e dënon ashpër vrasjen e Liridona Murselit

01/12/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.